• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Mediat britanike: Ja 2 agjentët rus që planifikuan vrasjen e Gjukanoviqit

by Java News
29/08/2017 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto janë fotografitë që vlerësohet se ofrojnë prova kyçe se zyrtarë rusë të inteligjencës komplotuan një grusht shteti të dhunshëm që do të përfundonte me vrasjen e një udhëheqësi europian.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, fotot e marra nga agjencitë e inteligjencës evropiane thuhet se tregojnë dy oficerë të shërbimit ushtarak të spiunazhit GRU të Rusisë që vizitojnë Ballkanin dhe mbikëqyrin personin që ata punësuan për të orkestruar rrëzimin e përgjakshëm të qeverisë së Malit të Zi, ditën e zgjedhjeve të 16 tetorit 2016.Eduard Shishamkov (1) dhe Vladimir Popov (2), të dy oficerë të inteligjencës ushtarake të GRU, akuzohen për orkestrimin e komplotitSipas “The Telegraph”, bëhet fjalë për Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të cilët pritet të dalin në gjyq muajin e ardhshëm me 13 të tjerë, për rolin e tyre në komplotin për të sulmuar parlamentin e Malit të Zi dhe për të vrarë Milo Gjukanoviçin, kreun pro-perëndimor.
Fotot besohet se janë bërë në një park të Beogradit dhe janë një pjesë kyçe e provave që prokurorët thonë se lidhin komplotin me “organet shtetërore” të Rusisë.Sipas mediave, përcjell Telegrafi, Kremlini ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje dhe dy liderët pro-rusë të opozitës në mesin e të pandehurve pretendojnë se komploti është i rremë dhe bëhet për t’i diskredituar ata.
Zyrtari i GRU, Eduard Shishmakov (1) takoi Aleksandar Sindjelic (2) përpara përpjekjes për grusht shteti. Megjithatë zyrtarët britanikë dhe amerikanë besojnë se komploti kishte mbështetje të nivelit të lartë nga Rusia dhe ishte një nga shembujt më të guximshëm të përpjekjeve të Kremlinit për të minuar demokracitë evropiane.
Shishmakov dhe Popov, të cilët janë duke u gjykuar në mungesë të tyre, thuhet se kanë filluar të planifikojnë grusht shtetin disa muaj më parë, duke udhëtuar në Serbinë fqinje për të kërkuar një organizator të “përshtatshëm në terren”. Dyshja ruse pretendohet se kanë emëruar Aleksandar Sindjelic, një aktivist veteran anti-perëndimor.
Fotot e publikuara thuhet se tregojnë Shishmakov dhe Popov së bashku në një park dhe gjithashtu Shishmakov duke folur me Sindjelic.Agjencitë e inteligjencës evropiane kuptohet se kanë ndihmuar malazezët të mbledhin një numër të madh të provave për atë që vlerësohet gjykimi më i madh që ka parë ndonjëherë kombi i vogël ballkanik.

Siç shtohet më tej, Shishmakov dhe Popov i dhanë Sindjelic shuma të mëdha parash për armë dhe pajisje dhe gjithashtu iu dha një detektor për ta kontrolluar nëse ai ishte agjent i zbulimit perëndimor. Një padi e gjatë kundër komplotit pohon se rrjetit gjithashtu iu dhanë telefona të sofistikuar të koduar të “përgatitur” nga Moska, ndërsa së paku një transferim parash tek komplotistët u bë nga e njëjta rrugë si selia e GRU në kryeqytetin rus. /ma.me

Next Post
Në këtë ditë, më 29 gusht, vdiq Kleopatra, Tomson dhe David

Në këtë ditë, më 29 gusht, vdiq Kleopatra, Tomson dhe David

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In