Siç ishte paralajmëruar në orën 17:00 ka nisur protesta e organizuar nga shoqëria civile, ku qytetarët po protestojnë kundër rritjes së çmimeve.
Një numër i konsiderueshëm njerëzish është mbledhur përpara godinës së kryeministrisë.
Disa qytetarët shihen me pankarta në duar, ndërkohë ka dhe ata që në mënyrë simbolike kanë marrë disa panine për të protestuar ndaj rritjes së çmimit të bukës.
Qytetarët u mblodhën pas një vendimi në rrjetet sociale për t’u ngritur pasi kryeministri Rama paralajmëroi krizën e re të energjisë./m.j