• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Me 82% të popullsisë në banesa të ndërtuara nga shteti, si e zgjidhi Singapori problemin e strehimit?

by Java News
31/08/2018 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banesat e ndërtuara nga shteti shihen në shumë vende të botës si një zonë ku jetesa është e vështirë për shkak të cilësisë së dobët dhe kriminalitetit të lartë. Por në Singapor është krejtësisht e kundërta. Apartamentet e ndërtuara nga qeveria në Singapor janë të pastra, të sigurta dhe të mirëmbajtura. Në to jetojnë rreth 80% e banorëve.

Singapori është gjithashtu një nga vendet me numrin më të lartë të personave që janë pronarë të banesave në të cilat jetojnë. Në vitin 2016, rreth 90% e personave ishin pronarë të shtëpive ku jetonin. Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Singapori ka pasur probleme të rënda me banimin, por arriti ta zgjidhë më mirë se kushdo.

Në vitin 1959, kur Singapori mori nga Britania të drejtën për t’u vetëqeverisur, qyteti kishte një problem shumë të madh me strehimin, ndërkohë që popullsia po rritej në mënyrë shumë të shpejtë.

Në vitin 1960, kryeministri i parë i Singaporit, Li Kuan Ju, themeloi Bordin për Strehim dhe Zhvillim, (Housing and Development Board, HDB). Kjo ishte një agjenci shtetërore, me misionin për të ndërtuar banesa sociale që t’u jepeshin me qira të ulët banorëve më të varfër të qytetit.

Në atë kohë, shumë emigrantë, sidomos ata nga Malajzia, ishin duke jetuar në baraka jashtë standardeve të higjienës.

Singapor, 1960

Ngaqë midis kinezëve dhe malajzianëve kishte tension etnik që ende vazhdonte të rritej, HDB e pati të vështirë  t’i bindte që t’i linin barakat informale e të vendoseshin në apartamentet e reja që kishin ndërtuar.

Më pas erdhi zjarri, ende i pashpjegueshëm, që shpërtheu në Bukit Ho Sui, më 25 maj të vitit 1961. Një zonë prej 400,000 metrash katrorë u dogj dhe u rrafshua.  Katër persona vdiqën dhe 16,000 mbetën pa shtëpi.

Qeveria arriti t’i strehojë të gjitha viktimat me sukses, brenda një viti. Në pesë vitet e ardhshme zhvilloi ndërtesa të reja mbi zonën e katastrofës.

Reagimi i shpejtë nga qeveria fitoi miratimin e njerëzve dhe hodhi themelet për sistemin e strehimit që do të ndiqej në vitet e ardhshme.

Në lajmet e atëhershme britanike, Singapori konsiderohej si një nga vendet e pakta në të gjithë botën, ku një agjenci shtetërore kishte arritur ta realizonte me sukses projektin e premtuar për strehim, brenda pesë viteve.

Në vitin 1965, HDB kishte arritur të ndërtonte 51,000 apartamente, duke strehuar rreth 400,000 banorë, që në atë kohë ishin një e katërta e popullsisë. Në këtë mënyrë zgjidhën problemin e strehimit.

Ndryshe nga vendet e tjera, në Singapor, shtëpitë e ndërtuara nga shteti nuk janë vetëm për të varfrit, por mbulojnë gjithë masën e popullsisë.

Përveçse i jepte me qira, HDB nisi t’ua shesë banorëve, që në vitin 1964. Në vitin 1968 banorëve iu kërkua që të paguanin një pjesë të rrogës për një fond kredie, të menaxhuar nga shteti, e që quhej Fondi Qendror i Kursimeve.

Ky fond ishte përdorur fillimisht për mbulimin e pensioneve, por në vitin 1968 kaloi te strehimi, duke bërë kështu që një pjesë e madhe e njerëzve të ishin pronarë të banesave ku jetonin.

Ndryshe nga vendet e tjera, në Singapor, shtëpitë e ndërtuara nga shteti nuk janë vetëm për të varfrit, por mbulon gjithë masën e popullsisë.

Qytetarët mund të blejnë lloje të ndryshme pronash, në varësi të të ardhurave. Që nga apartamentet bazë, 1+1, deri te apartamentet në komplekse të mëdha e të kushtueshme, të pajisura me pishina, palestër e shërbime të tjera.

Çmimet e banesave të ndërtuara nga shteti janë zakonisht 20% deri në 30% më të lira se ato të tregut privat. Por, që ta marrësh një apartament, duhet të aplikosh më parë. Pastaj duhet të presësh për disa vite, derisa të ndërtohet. Po ashtu, pasi e merr, nuk mund ta nxjerrësh në shitje nëse nuk ke jetuar aty për të paktën pesë vite.

HDB vazhdon të planifikojë e të ndërtojë apartamente. Numri i ndërtuar deri më sot arrin në rreth 1 milion, të përhapura në të gjithë qytet-shtetin.

Përqindja e banorëve që jetonin në banesa të ndërtuara nga shteti ka ndryshuar rrënjësisht, nga 9%, në vitin 1960, në 82% në vitin 2016. Numri i atyre që janë pronarë të banesave ku jetojnë është rritur në mënyrë të shpejtë, bashkë me rritjen e ekonomisë së vendit.

Sistemi i përdorur nga Singapori për banesat e ndërtuara nga shteti konsiderohet si një nga më të suksesshmit në botë, por disa e shohin si mënyrë për të pasur shoqërinë nën kontroll.

Për shembull, shteti përcakton kuota për përqindjen e kinezëve, indianëve dhe malajzianëve që do të jetojnë në secilin kompleks. Qëllimi është që grupet e ndryshme etnike të bashkëjetojnë, duke shmangur kështu krijimin e enklavave të bazuara në racë.

Por prapë, një agjenci e fuqishme, me rregulla të planifikuara mirë dhe me vullnet të fortë politik, e ka zgjidhur krizën e strehimit në Singapor dhe ka përmirësuar kushtet e jetesës për miliona banorë. /ma.me

Next Post
Dwayne “The Rock” ngjitet sërish në ring? WWE e fton në “Smackdown”

Dwayne “The Rock” ngjitet sërish në ring? WWE e fton në “Smackdown”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992

“Pagat rriten me ligj, jo me kërkesë”/ Ngjela: Magjistratët nuk i përcaktojnë vetë

September 18, 2026
“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

September 18, 2026
“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

September 18, 2026
Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

September 18, 2026
Tregtia me BE-në zë 46.2% të totalit, Italia dhe Kina kryesojnë partnerët tregtarë gjatë gushtit 2026

Inflacioni në muajin gusht 2026 arrin në 3,0% sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit

September 18, 2026
Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

September 18, 2026
Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

September 18, 2026
Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

September 18, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Gazi rus drejt Europës? Putin fillon negociatat me ekstremin e djathtë gjerman

September 18, 2026
Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com