• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FOTOT mbresëlënëse, Pranvera në Kelmend

by A R
09/05/2017 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pranvera ka trokitur dhe bashkë me të edhe dëshira e njerëzve për të dalë dhe eksploruar vende e destinacione turistike. Hartës turistike të Shqipërisë çdo ditë e më shumë po i shtohen emra, vende e destinacione të reja. Ato kanë qenë aty prej kohësh, por janë shfrytëzuar shumë pak ose aspak.

Të tilla janë edhe Alpet Shqiptare, të mrekullueshme, me natyrë të bukur, male të larta e njerëz mikpritës, por nuk ekzagjerojmë aspak nëse themi se me gjithë madhështinë e tyre, Alpet ishin harruar jo për vite, por për shekuj me radhë. Sot do të flasim për Kelmendin, zemrën e Alpeve Shqiptare.

I gjendur rreth 100 km nga Shkodra (Tamara 60 km dhe Vermoshi 100 km), Kelmendi është vendi ku çdo vizitor do të mbetej i mahnitur nga natyra e virgjër, peizazhet, historitë e eposit të kreshnikëve, njerëzit e mrekullueshëm e të urtë si vetë emri i zonës. Me një popullsi prej rreth 3100 banorë (INSTAT census 2011) dhe 8 fshatra, Kelmendi është pjesë e Bashkisë Malësi e Madhe.

Ai shtrihet në skajin më verilindor të vendit. Në këtë zonë gjenden edhe Bjeshkët e Namuna, rreth 2000 m të larta. Referuar botimeve 10-15 vjet më parë, dega kryesore e ekonomisë ishte blegtoria1 dhe turizmi nuk përmendet pothuajse fare.

Deri para pak kohësh të shkoje në Kelmend ishte një mision i vështirë, thuajse i pamundur. Rruga nga Hani i Hotit deri në Tamarë e Vermosh (që rëndom identifikohet si vendi ku varet harta në mur), ishte në një gjendje të mjeruar dhe duheshin jo më pak se 3 orë për ta përshkuar duke marrë përsipër edhe riskun e madh për jetën, për shkak të amortizimit ekstrem dhe mungesës së kushteve minimale të sigurisë.

Të udhëtoje asokohe nga Vermoshi për në Shkodër dhe anasjelltas, duhej të kishe një arsye të fortë, ndërsa si vizitor duhej të ishe “i çmendur” për të ndërmarrë një aventurë të tillë. Edhe më e vështirë ishte situata për banorët e zonës, të cilët jetonin të izoluar jo thjesht nga kushtet e ashpra të motit, por nga pamundësia për të komunikuar me pjesën tjetër të botës. Njerëzve u duhej të udhë- tonin përmes një rruge që vetëm emrin kishte të tillë, jashtë çdo standardi që mund të imagjinohet.

Duke parashtruar nevojën jetësore për zgjidhje, krejt natyrshëm lindën një sërë pikëpyetjesh në lidhje me mënyrën si duhej zhvilluar kjo zonë, rolin vendimtar që duhet të ketë turizmi në ekonominë lokale dhe përmirë- simin e kushteve të jetesës së komunitetit. Të gjitha këto pikëpyetje kërkonin pa dyshim një analizë të mprehtë dhe një qasje strategjike, e cila do të sillte rezultate të prekshme për banorët dhe ekonominë lokale bazuar në turizëm.

Në realitetin e sotëm nuk mund të kuptohet zhvillimi i turizmit pa një infrastrukturë rrugore optimale dhe investime të tjera të infrastrukturës parësore. Në këtë optikë, disa vite më parë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hodhi hapin e parë në drejtim të investimeve strategjike në këtë zonë, hap i cili u pasua me një sërë investimesh dhe ndërhyrje të tjera në shkallë të gjerë, të cilat sot kanë mundësuar jo thjesht akses, por zhvillim dhe perspektiva reale për ekonominë lokale.

Në këtë program investimesh bashkërenduan investimet Qeveria Shqiptare, Bashkimi Europian përmes IPA 2008-2013, BERZH, BEI dhe KfW, të cilët nuk hezituan për asnjë çast të financonin këtë vepër të madhe infrastrukturore dhe ndërhyrje të tjera plotësuese.

Rikonstruksioni i rrugës Hani i Hotit – Vermosh – Doganë, asokohe dukej tabu dhe mision i pamundur. Banorëve të zonës u ishte vrarë shpresa se do të vinte dita kur edhe ata mund të udhëtonin në një rrugë të mirë e të sigurt drejt Shkodrës dhe pjesës tjetër të vendit. Një rrugë mes malesh e humnerash, me një shkallë të lartë vështirësie, ku kërkohej guxim dhe profesionalizëm.

Në fund të vitit 2016, së bashku me rrugën Hani i Hotit – Vermosh – Doganë përfundoi dhe segmenti rrugor për në pikën e kalimit kufitar të Grabomit, nëpërmjet së cilës do të bëhet i mundur devijimi i trafikut të zonave të Plavës, Gucisë dhe rrethinave të tyre për në Podgoricë, duke e shkurtuar rrugën që bëjnë sot me 150 km.

Ndërhyrjet vijuan me krijimin e “rrugës panoramike”, ku me anë të ndërtimit të ballkoneve panoramike e informacionit turistik krijohet një itinerar që e shoqëron turistin me informacion dhe mundësinë e shijimit të natyrës gjatë gjithë udhëtimit. Përgjatë rrugës janë ndërtuar disa ballkone panoramike, çezma, vendpushime, harta orientuese, shtigje turistike dhe informacione të vlefshme për turistët. Në bashkëpunim me organizatën lokale VIS Albania që operon në zonë, janë zhvilluar kurse trajnimi për gjuhën angleze, guidë turistike dhe kulinari.

Janë financuar aktivitete kulturore artistike si Logu i Bjeshkëve etj. Njëkohësisht u mundësua rehabilitimi i plotë i ndërtesave të qendrës së Tamarës në çati dhe fasada, si dhe ndërtimi i 110 ml shëtitore përgjatë lumit Cem. Në këtë investim u përfshinë elementë të mobilimit urban si stola, mbjellje pemësh etj. Është kryer edhe ndriçimi dekorativ dhe funksional i ndërtesave, shesheve dhe shëtitores anës lumit Cem. Investimet e kryera nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në këtë zonë janë shembulli më i mirë se si mund të koordinohen investimet, se si mund të bindësh dhe sigurosh institucionet financiare për të investuar, se si mund t’i japësh jetë një potenciali të pashfrytëzuar dhe ta bësh atë promotor për ekonominë lokale.

Sot Kelmendi ka tjetër frymëmarrje. Investimet u kanë dhënë jetë Vermoshit, Tamarës, Lepushës e Selcës. E gjithë zona sot frekuentohet nga një numër i madh turistësh ku dominojnë të huajt, por nuk mbeten pas edhe vendasit, që tashmë kanë filluar ta frekuentojnë masivisht. Për të arritur në këtë realitet krejtësisht të transformuar, rol të rëndësishëm dhe përcaktues ka luajtur pa dyshim Fondi Shqiptar i Zhvillimit, një institucion i rëndë- sishëm promotor i zhvillimit lokal dhe rajonal, i cili me profesionalizëm dhe vizion ka bërë të mundur transformimin rrënjësor të Kelmendit në një destinacion turistik me rëndësi rajonale dhe shndërrimin e tij në një model zhvillimi për të gjitha zonat e tjera me potenciale turistike.

Nuk është hera e parë që ky institucion i drejtuar nga Z. Benet Beci implementon suksesshëm investimet publike. Ai ia ka dalë të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme edhe në zona të tjera të vendit, duke pasur në çdo kohë mbështetjen e Qeverisë dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare. Sot në Tamarë e Vermosh është shtuar numri i bujtinave, restoranteve, bizneseve dhe shërbimeve të lidhura me turizmin. Një shembull interesant është restoranti “Bukë, Kripë e Zemër”, i cili personifikon traditën dhe mikpritjen kelmendase.

Ai ndodhet në qendër të fshatit Tamarë, përgjatë shëtitores. Atje janë punë- suar të rinj e të reja nga zona, të cilët punojnë me përkushtim e shërbejnë me shumë dashuri produkte të zonës, duke filluar nga lëngu i shegës, për të vijuar me mishavinën, reçelrat, djathërat e tjerë të zonës dhe troftën e lumit Cem. “Bukë, Kripë e Zemër” nuk është thjesht restorant, por një sipërmarrje, e cila ka vënë në lëvizje dhe ka punësuar shumë njerëz e familje të zonës.

Të gjitha produktet vijnë nga prodhuesit e vegjël të zonës. Në Kelmend sot gjen edhe plot shembuj të tjerë që punojnë e jetojnë me turizmin. Banorët i janë përkushtuar këtij biznesi fitimprurës përmes formave të ndryshme. Ata po jetojnë më mirë, sigurojnë më shumë të ardhura, e çka është më e rëndësishme, po jetësohet shpresa për një të nesërme më të mirë.

Sigurisht që asgjë nuk mbaron këtu, por mund të thuhet pa drojë se Kelmendi dhe Alpet Shqiptare kanë hyrë në rrugën e promovimit të vlerave dhe zhvillimit të ekonomisë të mbështetur në turizëm. Investimet e kryera duhet të ndiqen nga një sërë politikash zhvilluese për të gjithë territorin ku shtrihen Alpet Shqiptare, për të mundësuar një turizëm të qëndrueshëm dhe për të nxitur investimet vendase e të huaja. Aktualisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financim të WBIF (Korniza për financim e Ballkanit Perëndimor) është duke hartuar Masterplanin e Alpeve.

Ky dokument strategjik do të ofrojë një plan zhvillimi social-ekonomik të qëndrueshëm për komunitetin e Alpeve. Përveç njohurive të thelluara mbi zonën dhe potencialet e saj të zhvillimit, masterplani do të propozojë edhe një numër projektesh konkrete e studimesh fizibiliteti që do të zbatohen në vazhdim. Meqë pranvera paralajmëron dhe hapjen e sezonit turistik, Kelmendi ka hapur dyert dhe zemrat për të mirëpritur turistët ngado qofshin, Kelmendi ka shumë për të treguar!! (Shkodranews)/a.m.

Next Post
Po me dashnoret ç’kanë?

Si klientët e shtëpisë Hermes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

January 27, 2026
“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

January 27, 2026
Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

January 27, 2026
Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

January 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Ndryshimet në Kodin Penal, Tabaku: Liria e fjalës dhe gazetarët janë në rrezik për kërcënime

January 27, 2026
“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

January 27, 2026
KUVENDI LIVE! Boçi: 19 projektligje në një seancë, çmenduri! Balla: Duket sikur kemi marrëveshje me PD, por…

KUVENDI LIVE! Boçi: 19 projektligje në një seancë, çmenduri! Balla: Duket sikur kemi marrëveshje me PD, por…

January 27, 2026
Aksion antidrogë në Lezhë, zbulohet magazina ku kultivohej kanabisi, disa të arrestuar

Aksion antidrogë në Lezhë, zbulohet magazina ku kultivohej kanabisi, disa të arrestuar

January 27, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

January 27, 2026
“Askush nuk është i mbrojtur nga urrejtja”, shkrimtari izraelit: Holokausti si mjet politik, bota po shpërbëhet!

“Askush nuk është i mbrojtur nga urrejtja”, shkrimtari izraelit: Holokausti si mjet politik, bota po shpërbëhet!

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In