Një ditë pas lëvizjeve të mëdha në qeveri, kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm për rreth 90 minuta Kryesinë e partisë. Në mbledhje u diskutua për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit. Ndërkohë që dje u miratua edhe ngritja e një grupi pune për hartimin e Statutit të ri të Partisë Socialiste./a.meta