• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Mbesa e Presidentit Nishani me foto seksi në Itali

by Java News
16/02/2017 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beniada Nishani (Jakic) është është një yll i ri në showbizin italian, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl. E lindur në Durrës në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali, 25-vjeçarja Beniada Nishani po spikat si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset.

Fotot e saj ku shfaqet sensuale bënë shumë bujë pas deklaratës se është mbesa e Presidentit Bujar Nishani. Për Vitin e Ri 2017 është protagoniste për kalendarin e Enrico Ricciardi-t, fotograf i famshëm nga Milano, që ka zbuluar disa “showgirl” të njohura në Itali, nga Nina Moric e deri te Belen Rodriguez.

Pjesëmarrja e Beniadës si fotomodele e kalendarit të Ricciardi-t vjen pas eksperiencave të saj në “Catalogo di Moda” për Marino Fabiani, pjesë e koleksionit 2017, si dhe një tjetër projekti si fotomodele në Milano. Ajo rrëfen për gazetën “Panorama” jetën e saj në Itali, dhe komentet që mori si mbesa shumë sensuale e Presidentit Nishani…

be2

Në Itali njihesh si Beniada Nishani (Jakic). Cila është lidhja jote me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin?

E vërtetë është që shumë persona kuriozohen për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Mund t’ju rrëfej se unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër. Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime). Jakic vjen nga muhaxhirët shqiptarë boshnjakë, që u shpërngulën me forcë nga tokat e tyre prej serbëve. Dhe unë Jakic e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele.

Ishe vetëm 2 vjeçe kur familja jote u largua nga Shqipëria. Cila është lidhja jote me këtë vend?

Unë jam shumë krenare për origjinën e familjes sime me tradita shqiptare qysh nga stërgjyshi im, që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkë me Ismail Qemalin me shoqatën “VATRA” shkriu gjithë pasurinë e tij në mbështetje të shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjen e flamurit shqiptar më 28 Nëntor 1912. Ndaj u them shumë faleminderit gjithë bashkatdhetarëve për mesazhet e bukura që më kanë dërguar, pas intervistës sime të parë për median shqiptare.

Para pak ditësh mediat kanë shkruar lajmin se ju jeni në një lidhje dashurie. Si është e vërteta?

Jo, nuk është e vërtetë, pasi unë jam single. Ashtu si të gjitha vajzat, unë kam miq dhe mikesha, me të cilët shoqërohem.

be3

Çfarë preferencash ke për djemtë, si do e dëshiroje partnerin?

Një njeri që duhet të jetë patjetër i sjellshëm, i sinqertë, me virtyte njerëzore dhe që vlerëson familjen.

Ke plan të martohesh së shpejti, edhe pse po i përkushtohesh karrierës?

Unë jam duke përfunduar një diplomë master aktualisht, në degën “Fashion Design” në Artet e Bukura, që do të thotë se kam kohë për këtë…

Fotografi Enrico Ricciardi, që zbuloi Nina Moric e Belen Rodriguez, të ka zgjedhur ty mes 12 yjeve në kalendarin “hot” 2017. Cila është tema e këtij kalendari?

Unë jam një nga 12 vajzat e kalendarit 2017, që doli në treg për Vit të Ri. Kalendari i bazuar në temën “12 muajt e vitit mes ushqimit dhe erotizmit” është frymëzuar nga “Food and Beverage” dhe do të prezantohet në Miami, në Florida, këtë muaj, në bashkëpunim me shef Ëalter Martino, i njohur në SHBA si “The million dollar chef”.

***

KUSH ËSHTË BENIADA NISHANI, NGA KATALOGËT E MODËS TE “LE IENE”

Ajo ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për “Fashion Design”. Në vitin 2013 ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Italia”, duke marrë fashën e “Miss Ravenna 2013”. Më pas ka pozuar për shumë fotografë të njohur, si Alberto Buzzanca, Federico Barbieri, Andrea Ponzelli dhe Enrico Riacciardi. Ajo nuk është angazhuar vetëm në modë, por edhe në radio dhe televizion. Verën e kaluar ka qenë e ftuar shumë herë në radio 102.5 FM për të komentuar ndeshjet e Kombëtares shqiptare. Kurse më 11 dhjetor 2016 prezantoi bashkë me Nadia Toffa, Matteo Viviani e Giulio Golia, një pjesë te “Le Iene” në Mediaset.

ma.me

Next Post
KQZ nis diskutimin për mandatet, Biba: Ka ardhur materiali i kërkuar nga PD

Denar Biba i përgjigjet ironisë së Blushit: Veprim i ulët dhe jashtë çdo morali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In