Dasmat e Hollivudit mund të njihen për ceremonitë e kushtueshme dhe luksoze, por fatkeqësisht shumë prej martesave të VIP-ave nuk kanë qenë afatgjata. Faqja Bidvine ka renditur 10 martesat më të kushtueshme dhe më të shkurtra të historisë së të gjitha kohërave. Hulumtuesit kanë llogaritur kostot e dasmës së secilit yll Hollivudi dhe e kanë krahasuar me kohën që dyshja ka qëndruar sëbashku.
Në tabelën e mëposhtme janë shkruar emri i nuses, emri i dhëndrit, kohëzgjatja e martesës dhe shuma e shpenzuar për ditën e dasmës.
Në krye të listës për shpenzim, qëndron e njohura Kim Kardashian, e cila në dasmën me basketbollistin Kris Humphries shpenzoi gati 110 mijë dollarë. Ndërsa përsa i përket jetëgjatësisë, martesa më e shkurtër ishte ajo e Zsa Zsa Gabor me Felipe de Alba, që zgjati vetëm një ditë./bw