Është folur shumë për bukuritë e Kanionit të Osumit në Skrapar. Për magjinë e pesiazhit, adrenalinën që të jep lundrimi me gomone në rrjedhën herë të qetë, e hërë të fortë të këtij kanioni. Për ujvarat fantastike që ndesh ku uji gulshon herë me hov, e herë në mënyrë përkëdhelëse. Sa herë që shkon në këtë kanion të duket si për herë të parë sepse në rrugëtimin përgjatë rrjdhës së Osumit zbulon gjithnjë gjëra të reja. Peisazhet e mrekullueshme që gjenden anembanë vendit, na kujtojnë se ka edhe një Shqipëri tjetër, larg retorikës monotone të përditshmërisë. Javanews u sjell një set fotosh nga bukuritë mahnitëse të këtij kanioni, të realizuara nga gazetari dhe fotografi, Armando Meta.


















