• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

FOTOT/ Lumi i Shalës, mrekullia e alpeve shqiptare

by Java News
05/07/2020 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lumi i Shalës në liqenin e Komanit është kthyer  vitet e fundit në një nga vendet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare si për turistët vendas edhe për ata të huaj.

I cilësuar nga mediet e huaja si një  “parajsë e vogël”, lumi ai është padyshim destinacioni më i preferuar sidomos nga të rinjtë.

Natyra e paeksploruar, lumi i kaltër dhe mundësitë e shumta të aventurave bëjnë që ky vend që prej muajit qershor të ketë një numër të lartë vizitorësh vendas, sepse të huajt për shkak të COVID-19 ende nuk janë të shumtë në numër.

Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore, e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura,  Shkodër, Agim Dardha tha për ATSH-në se “çdo fundjavë turistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë vizitojnë këtë bukuri natyrore, ndërsa turistët e huaj janë ende të pakët në numër. Çdo fundjavë që prej daljes nga izolimi lumi i Shalës është vizituar nga mbi 1 mijë turistë”.

Sipas tij, turistët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës.

“Është padyshim destinacioni më i preferuar vitet e fundit, kjo për shkak të bukurisë mahnitëse që natyra i ka falur kësaj zone”, – shprehet Dardha.

Për të shkuar tek Lumi i Shalës më parë duhet të kalosh tek liqeni i Komanit dhe  padyshim duhet që kjo “rrugë” të bëhet me varkë.

Në afërsisht 1 orë e 20 minuta udhëtim turistët shikojnë  maje të larta malesh të mbuluara me bimësi, ndërsa në male ka disa shtëpi, ku ende banon dikush. Në ato male ndodhen edhe “Blinat e Toplanës” Monument Natyre, kategori e III-të sipas IUCN, ku ndodhen forma shkëmbinjsh edhe ndonjë shpellë.

Gjatë rrugëtimit të bien në sy edhe dy kryqe të vendosur, gjë që lidhet me besimin që ka patur kjo zonë, gjë që e ruan edhe në këto kohë.

Lumi i Shalës vetë emrin ka të tillë, sepse në këtë pikë, Lumi i Shalës kalon në Njësinë Administrative Shosh. Para se të bëhej kaq i njohur banorët e zonës e njohin me emrin “Guri i Lekës” që lidhet me historinë e Lekë Dukagjinit, simbol i krahinës së Dukagjinit. Ajo që e bën sa të veçantë e të veçuar është fakti se në zonë nuk ka linjë telefonike e as linjë të energjisë elektrik. Kjo bën që turistët të shijojnë në maksimum natyrën e bukur dhe ujin Kristal, ndërsa fiksojnë në telefonat e tyre ose aparatet fotografikë momentet më të bukura dhe peizazhet fantastike.

Në ujin kristal të pastër e me një jeshile të smeraldtë, mund të bëni plazh vetëm nëse i rezistoni temperaturave të ulëta.

Lumi i Shalë duhet të jetë listën e destinacioneve turistike që çdokush dëshiron të eksplorojë këtë verë edhe në kuadër të nismës “Pusho shqip”, e cila do të kërkojë të rikthejë ndjesinë e gjithsecilit për të njohur më shumë Shqipërinë.

Next Post
Horoskop/Dy shenjat më me fat për ditën e sotme

Horoskop/Dy shenjat më me fat për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In