Kanë mjaftuar reshjet e shiut të rëna gjatë natës që blloku 11 janari në lagjen ‘Besëlidhja’ në Lezhë të zgjohet i përmbytur mëngjesin e sotëm.
Javanews sjell foto ku tregohet sesi uji ka vërshuar në brendësi të lagjes duke bllokuar hyrjet e pallateve.
Qytetarët janë detyruar të zbathen ose të përdorin çizme për të dalë nga banesat e tyre.
Bashkia ka ndërhyrë me pompa duke bërë të mundur largimin e ujit
Ky është një skenar që përsëritet sa herë ka reshje.
javanews/a.ç