• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Letra që po përlot njerëzimin, 27 vjeçarja: Jam me kancer, nuk dua të vdes!

by Java News
24/02/2018 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesazhi që një grua a re australiane shkroi për botën para se të vdiste është shpërndarë nga të afërmit e saj në rrjetet sociale pasi ajo humbi betejën me kancerin, shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”.

Para se të vdiste nga një formë e rrallë e kancerit, 27 vjeçarja Holly Butcher shkroi një letër të hapur frymëzuese në Facebook që tashmë ka kaluar kufijtë e vendlindjes së saj, Australisë, në atë që përfundoi si dhurata e saj e fundit për botën.

Mendojeni çdo ditë si dhuratë!

“Është një gjë e çuditshme të kuptosh dhe të pranosh vdekjen kur je vetëm 27 vjeçe”, e fillon mesazhin Holly Butcher.

“Është thjesht një nga ato gjërat që injoron. Ditët kalojnë dhe ti pret që ato do vazhdojnë të vijnë; Deri sa ndodh e papritura. Gjithmonë e kam imagjinuar veten duke u plakur, me rrudha dhe me flokë të thinjur – ndoshta për shkak të familjes së bukur (me shumë fëmijë) që planifikoja të krijoja me dashurinë e jetës time. E dua këtë aq shumë sa më dhemb shpirti.
Kjo është ajo që duhet të kuptojmë për jetën; Është e brishtë, e çmuar dhe e paparashikueshme dhe çdo ditë është një dhuratë, jo një e drejtë e dhënë”

Mos u shqetësoni kaq shumë!

27 vjeçarja australiane më tej tregon perspektivën e saj, e detyruar të pranojë para kohe vdekjen:

“Thjesht dua që njerëzit të mos shqetësohen kaq shumë për gjërat e vogla, streset e pakuptimta në jetë. Përpiquni të kujtoni që në fund të fundit, ne të gjithë kemi të njëjtin fat, kështu që bëni gjithçka që koha juaj të jetë fantastike dhe me vlerë”- shkroi ajo.

Holly ju lutet atyre që do lexojnë mesazhin e saj që të mos shqetësohen për gjërat e vogla dhe të vlerësojnë çdo moment të jetës, që në fund ka vetëm një fat final.

“Ju betohem se nuk do mendoni për këto gjëra të vogla kur të vijë radha juaj të vdisni. Kur e shikoni jetën në tërësi, e kuptoni se është e gjitha kaq e parëndësishme. E shikoj trupin tim që po shkrihet para syve të mi dhe nuk mund të bëj asgjë, dhe e vetmja gjë që dëshiroj tani është që të kisha mundësinë të kaloja edhe një herë Krishlindjet ose një ditëlindje me familjen time, ose thjesht një ditë tjetër me partnerin tim”.

Edhe diçka tjetër, mendoni sa me fat jeni!

Holly këshillon që njerëzit të shprehin dashurinë për të afërmit e tyre sa herë që t’ju jepet mundësia:

“Mos jetoni një jetë të bazuar në pritshmëritë e të tjerëve;
blini diçka për një shoqe të dashur në vend që të blini një fustan për vete; mos u fiksoni rreth “trupit të përsosur të rrjeteve sociale”; fshini disa lajme nga rrjetet sociale që ju bëjnë të ndjeheni pessimist, edhe pse rrezikoni të lëndoni ndjenjat e dikujt tjetër; tregohuni të pamëshirshëm për mirëqënien tuaj”

Bëni diçka për të tjerët!

Në mënyrë të përshtatshme, Holly Butcher e mbylli postimin e saj të fundit në Facebook me një mesazh të fundit:
Një thirrje për të dhuruar gjak.
“Dhurimi i gjakut më mbajti gjallë edhe një vit- një vit për të cilin do jem përgjithmonë mirënjohëse që arrita të kaloj mbi tokë me familjen dhe miqtë. Një vit që më dhuroi eksperiencat më të bukura të jetës sime”.

Fjalët e saj kanë frymëzuar shumë njerëz në të gjithë botën, ndërsa postimi i 27 vjeçares është shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale.

(Përktheu për BalkanWeb/ Aleksanda Kola)

nintchdbpict000376923191

 

nintchdbpict000376923276

Next Post
Arrestohet polici, dhunonte të shoqen dhe ngacmonte seksualisht kunatën

Tiranë/ Plumba në drejtim të një pike bastesh, policia nis hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In