Teksa jashtë selisë së Parlamentit janë grumbulluar mijëra njerëz, Deputetët Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani janë betuar në Kuvend. Ata janë tre emrat më të fundit që i bashkohen atyre që pranuan mandatin e deputetit pas vendimit politik të opozitës për djegien e mandateve.
Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani ishin kandidatë në listat zgjedhore të LSI duke plotësuar kështu vakancën e krijuar pas dorëzimit të mandatit nga ish-deputetë të kësaj partie. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi lexoi formulën e betimit dhe të tre deputetët u betuan në Kuvend./a.meta