• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Kush e “zotëron” Anglinë? Pabarazi e frikshme

by Java News
18/04/2019 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo çfarë është zbuluar nga dokumentet dhe hartat e Kadastrës së Anglisë është thuajse e pabesueshme: gjysma e Anglisë zotërohet nga më pak sesa një për qind e popullsisë së saj. Analizimi i tyre që është bërë në kuadër të një libri të ri, tregon se 25 mijë pronarë tokash kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit, pavarësisht se popullsia britanike është në shifrat e 55 milionë banorëve.

Kërkimi në fjalë zbuloi se 25 mijë pronarët me kaq shumë “fat” janë një përzierje mes anëtarëve të aristokracisë britanike dhe drejtuesve të koorporatave të fuqishme, në atë që kritikët thonë se tregon edhe njëherë sesa “habitshmërisht e pabarabartë” është shpërndarja e pasurisë në Angli.

Pikërisht këto të dhëna, të përdorura edhe për krijimin e një regjistri të përditësuar të pronarëve anembanë Anglisë, tregon se vetëm aristokracia britanike zotëron 30 për qind të territorit. 18 për qind e sipërfaqes së ishullit i takon koorporatave, ndërsa bankierët dhe oligarkët zotërojnë 17 për qind të territorit. Organizmat e sektorit publik, përfshi këtu këshillat dhe universitetet zotërojnë vetëm 8.5 për qind, ndërsa pronarët e shtëpive private, shoqatat bamirëse dhe Kisha e Anglisë zotërojnë rreth 7.5 për qind së bashku.

Studimi i kryer nga aktivisti dhe autori Guy Shrubsole tregon gjithashtu se, nëse territori do të ishte shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë popullsinë prej 55 milionë banorësh, çdokush do të kishte mundësinë e të pasurit në pronësi rreth 4.000 metra katrorë.

Mes zotëruesve më të fuqishëm të tokave janë Mbretëresha Elizabeth, biznesmeni James Dyson dhe firma e ujësjellësit, “United Utilities”.

“Disa mijëra dukë, baronë dhe kështjellarë zotërojnë më shumë tokë sesa e gjithë shtresa e mesme e Anglisë e marrë së bashku. Pronësia e tokës në Angli është tmerrësisht e pabarabartë, e përqëndruar rëndshëm në duart e një elite tejet të vogël”, thotë autori Shrubsole në librin e tij.

Rreth 17 për qind e tokës së Anglisë rezulton “e padeklaruar”, gjë që nënkupton se nuk është shitur ndonjëherë në treg të hapur, ndaj nuk figuron e regjistruar në Kadastrën britanike, institucion që mban emrin “Land Registry”. Me shumë gjasë, edhe ky seksion iu përket aristokratve, të cilët e kanë trashëguar ndër breza dhe nuk e kanë nxjerrë kurrë në shitje.

/a.meta
Next Post
Dhunuan familjarët dhe i vodhën parat, arrestohen dy të rinjtë

EMRI/ Has, ishte dënuar me 10 vite burg, policia arreston 53-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In