Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hapur plot 26 qëndra shëndetësore verore që janë në dispozicion të pushuesve 24/7 në zonat turistike.
-17 364 vizita mjekësore janë ofruar për pushuesit e huaj dhe vendas që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qënë ditën e sotme në Qendrën shëndetësore verore të Dhërmiut, por kësaj rradhe jo për inspektim si Ministre, por si një pushuese, e cila si çdokush tjetër, has probleme me shëndetin në këtë periudhë temperaturash ekstreme.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Ministrja Manastirliu falenderon ekipin e infermiereve që shërbejnë në qëndrën shëndetësore duke i cilësuar ato heroina të vërteta.
Më tej Ministrja bën me dije se ky ekip mjekësor është një shembull i përsosur i stafit, që ne kemi në qendrat shëndetësore dhe spitalet tona.
Nuk janë të vetmet! Gjatë kësaj vere, më shumë se 100 mjekë dhe infermiere janë në gatishmëri të plotë, në të gjithë plazhet e Shqipërisë.”
-Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale
Postimi i plotë:
“Dr. Jora, Kleandra, Marina dhe infermieret Kristina, Mirsida dhe Krisa janë heroina të vërteta.
Shërbejnë të gjitha në Qendrën shëndetësore verore të Dhërmiut, duke ofruar, pa u lodhur, ndihmën e shpejtë për mijëra pushues.
E them jo vetëm si Ministre e Shëndetësisë, por edhe si dikush që e provoi vetë gatishmërinë dhe dorën e tyre, në një moment kur, si qindra pushues të tjerë, mu desh të kërkoj dhe të marr ndihmën e parë në këtë Qendër shëndetësore verore.
Që nga të prekurit prej virozave të stinës, apo të lënduarit nga aksidentet jo të pazakonta të plazhit, e deri tek më të guximshmit që zgjedhin sportet ekstreme dhe aventurën, janë të shumtë ata që ndajnë po këtë mendim, sepse e kanë marrë ndihmën e shpejtë në këtë qendër.
Me qetësi dhe një buzëqeshje, që duket “sikur bën gjysmën e punës”, në dhënien e ndihmës për ata që kanë nevojë për të, ky ekip mjekësor janë një shembull i përsosur i stafit, që ne kemi në qendrat shëndetësore dhe spitalet tona.
Nuk janë të vetmet! Gjatë kësaj vere, më shumë se 100 mjekë dhe infermiere janë në gatishmëri të plotë, në të gjithë plazhet e Shqipërisë.”
#SezonTuristikISigurt #MShMS
-Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrotjes Sociale
Përveç shërbimit 24 orë në qendrat shëndetësore verore, janë vendosur autoambulanca fikse për t’ju përgjigjur në kohë pushuesve që kanë nevojë për kujdes shëndetësore.
Këtë sezon turistik, ministria ka hapur 26 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe ato malore.
Gjithashtu janë vendosur 17 autoambulanca në zonat më të frekuentuara turistike.














