• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Kur Lirak Bejko vetëflijohej, pse qeveria “Berisha” refuzonte dialogun

by Java News
11/12/2018 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afro gjashtë vite më parë – tetor i vitit 2012 – muaj pasi në një protestë të dhunshme do mbeteshin të vrarë 4 persona – 21 Janar – do shënohej një tjetër viktimë, jo i vrarë por i vetëvrarë; më saktë i vetëdjegur, që më pas do të ndërronte jetë në spital.

Ky do ishte Lirak Bejko. I ndjeri, një ish-i përndjekur politik, së bashku me ca shokë fati, vendosi të hyjë në grevë urie me kërkesën klasike të çdo të përndjekuri në vite, atë për dëmshpërblim. Në qeveri ishte Sali Berisha. Dhe siç dihet, në pjesën më të madhe, vota e ish-të përndjekurve ka shkuar për PD-në.

Ndërkohë, për ironi, protesta e parë kur kjo parti erdhi në pushtet në vitin ’92, ka qenë ajo e një grupi të përndjekurish politikë, aty nga viti ‘93, të cilët u nxorrën me forcë nga policia e kohës, sapo ia nisën një grevë urie, nga godina ku ishin strehuar.

Protesta e dytë ka qenë një vit më pas, ajo e banorëve të përmbytur nga Liqeni i Fierzës për shkak të hidrocentralit, zhvilluar në Kukës.

Por le të rikthehemi te rasti Bejko. Për gati tre javë, ai e të tjerë, ku veçonte Gjergj Ndreca si më i zëshmi, u ngujuan në grevë, por që për shkak të vendndodhjes së saj, në afërsi të një studioje pikture të Tirana e re, u intimiduan nga qeverisja duke u akuzuar se ishin vegla në funksion të opozitës, më saktë të Ramës, pasi aludohej se studioja kish qenë e të atit, Kristaqit.

I gjithë qëndrimi i Berishës mbeti në këtë pikë dhe nuk luajti që aty, derisa u ndërmorr akti vetëflijues i Bejkos. Thënë me fjalë të tjera, mosqasja qeveritare për dialog, çoi në aktin ekstrem.

Edhe sikur ata vërtet të ishin të yshtur politikisht, dialogimi nuk ka pse përjashtohej, aq më tepër kur ishte fjala për individë të një shtrese delikate për vetë fatin tragjik.

E sot kur ka një tjetër protestë, të pakrahasueshme me atë të dhjetë e kusur ish-të përndjekurve me bilanc një të vdekur, me studentë që janë ngritur masivisht me ca kërkesa ekonomiko – arsimore, skenat janë krejt ndryshe.

Qeveria, më saktë kryeministri Rama, me të gjitha kusuret e tij, edhe me arrogancën që ia ngjeshin si defekt të rëndë etik, është dorëzuar duke bërë të përunjurin me ftesën për dialog. Ndërsa pala përballë bën stoiken: Jo! Cila do jetë kostoja? (tesheshi)/a.meta

Next Post
Dy të arrestuar tek “Astiri”, bllokuan rrugën dhe dëmtuan sinjalistikën

Banorët e Unazës së Re: Larg shtëpive tona!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2026

September 28, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

September 28, 2026
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

September 28, 2026
Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

September 28, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

“Jeni vend me të kaluar të dhunshme!” CNN vë në siklet Vuçiçin për luftërat e Serbisë dhe Mlladiçin

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com