• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Kur këneta në Durrës… ishte det

by Java News
30/12/2016 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mark Brunga

Në një dokumentar të vitit 1936 të shekullit të kaluar na vijnë pamje mjaft të shkurtëra por me vlera historike se si ishte zona e Porto Romanos, një pikë  strategjike ndër kohëra ashtu dhe mjaft ekonomike për qytetin. Kujtojmë që sot, me emrin e Porto Romanos lidhet dhe emri i Damir Fazlliçit.

Dhe pamjet që ofronin sekuencat dokumentare të Porto Romanos nxitën kuriozitetin për të kërkuar disa materiale të tjera lidhur ato vite, sidomos fotografike, ku  duket zona mund të ketë qenë e lundrueshme, gjithmonë para disa shekujve. Pra, është fjala për zonën nga qyteti deri të Ura e Dajlanit. Është një zonën që njihej si kënetë, por që dikur ka pasur det; madje janë zhvilluar edhe beteja detare. Që deti ishte shumë në thellësi të kënetës na tregon qartë  një gravure të  shekullit të 16-të e  gjendur në Kroaci, në librat dokumentare të botuara në ato vite latinisht, nga Johanennes Lucius “Inscriptione Calmaticae” 1723.

Në foton që po e botojmë, duken pamjet që tregojnë se nga Durresi deri në Porto Romano  ka pasur det dhe se në nje pjesë të shkurtër tokësore që lidhte detin me Porto Romanon, ka funksionuar një kanal i  gjerë. Madje nëse shikohet me imtësi ky dokument, mes hartës dhe skicës së zakonshme, në zonë e Spitallës së sotme ka ekzistuar edhe një urë e vecantë, ku kalonin qerret dhe karrocat nga pjesë të ndryshme te banuara. Përballë duket një ndërtesë masive që mund të jetë edhe tempull. Po ashtu një tempull tjetër shquhet edhe në lartësitë e kodrinës së Porto Romanos në një linje me bedenat e murit mbrojtës të asaj  periudhe.

Një të dhënë historike mbi këtë gjeografi të shtrirjes së detit ne atë periudhë,  na e sjell dhe një tabllo me interes të madh si  historik, studimor ashtu dhe kulturor nga një pikturë që ndodhet në Muzeun e Historisë Detare të Venecias në Itali. Piktura është tablo në kanavacë me bojra vaji, e cila na sjell episode të një beteje detare të flotës ushatrake veneciane nën komandën e Kapitenit  Dabrota, në një betejë kundër pirateve

Piktura që paraqet gjirin e thellë të Durrësit është e vitit  1756  dhe i përket  shkollës italiane të pikturës, (shekulli 18). Edhe në të duket shtrirja e gjërë e detit deri në afërsi të Porto Romanos së sotme. Një pjesë e fortifikimeve të dikurëshme të zonës kanë  mbijetuar deri sot në këtë rajon. /tesheshi.com/a.k

Next Post
Niko Peleshi flet për “pengun” e prindërve të tij dhe për miqësinë me Blushin

Niko Peleshi flet për “pengun” e prindërve të tij dhe për miqësinë me Blushin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In