Në një dokumentar të vitit 1936 të shekullit të kaluar na vijnë pamje mjaft të shkurtëra por me vlera historike se si ishte zona e Porto Romanos, një pikë strategjike ndër kohëra ashtu dhe mjaft ekonomike për qytetin. Kujtojmë që sot, me emrin e Porto Romanos lidhet dhe emri i Damir Fazlliçit.
Dhe pamjet që ofronin sekuencat dokumentare të Porto Romanos nxitën kuriozitetin për të kërkuar disa materiale të tjera lidhur ato vite, sidomos fotografike, ku duket zona mund të ketë qenë e lundrueshme, gjithmonë para disa shekujve. Pra, është fjala për zonën nga qyteti deri të Ura e Dajlanit. Është një zonën që njihej si kënetë, por që dikur ka pasur det; madje janë zhvilluar edhe beteja detare. Që deti ishte shumë në thellësi të kënetës na tregon qartë një gravure të shekullit të 16-të e gjendur në Kroaci, në librat dokumentare të botuara në ato vite latinisht, nga Johanennes Lucius “Inscriptione Calmaticae” 1723.
Në foton që po e botojmë, duken pamjet që tregojnë se nga Durresi deri në Porto Romano ka pasur det dhe se në nje pjesë të shkurtër tokësore që lidhte detin me Porto Romanon, ka funksionuar një kanal i gjerë. Madje nëse shikohet me imtësi ky dokument, mes hartës dhe skicës së zakonshme, në zonë e Spitallës së sotme ka ekzistuar edhe një urë e vecantë, ku kalonin qerret dhe karrocat nga pjesë të ndryshme te banuara. Përballë duket një ndërtesë masive që mund të jetë edhe tempull. Po ashtu një tempull tjetër shquhet edhe në lartësitë e kodrinës së Porto Romanos në një linje me bedenat e murit mbrojtës të asaj periudhe.
Një të dhënë historike mbi këtë gjeografi të shtrirjes së detit ne atë periudhë, na e sjell dhe një tabllo me interes të madh si historik, studimor ashtu dhe kulturor nga një pikturë që ndodhet në Muzeun e Historisë Detare të Venecias në Itali. Piktura është tablo në kanavacë me bojra vaji, e cila na sjell episode të një beteje detare të flotës ushatrake veneciane nën komandën e Kapitenit Dabrota, në një betejë kundër pirateve
Piktura që paraqet gjirin e thellë të Durrësit është e vitit 1756 dhe i përket shkollës italiane të pikturës, (shekulli 18). Edhe në të duket shtrirja e gjërë e detit deri në afërsi të Porto Romanos së sotme. Një pjesë e fortifikimeve të dikurëshme të zonës kanë mbijetuar deri sot në këtë rajon. /tesheshi.com/a.k