
Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar foto nga takimet e sotme me qytetarët dhe bizneset në Tiranë.
Pasi u njoh me shqetësimet e tyre mbi taksat, xhirot ditore apo dhe pagat e luftës që ende nuk i kanë marrë, Basha thotë se ‘Ramavirusi’ ka gërryer për 7 vite ekonominë, shëndetësinë dhe mirqënien e shqiptarëve.
Madje Basha thotë se koronavirusi vetëm sa i dha goditjen e fundit ekonomisë dhe nxorri lakuriq mashtrimet dhe dështimet e Ramës.
STATUSI NGA BASHA
Për 7 vjet me radhë, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. CORONAVIRUSI vetëm sa i dha goditjen e fundit ekonomisë. Kriza nxorri lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij të pakicës kundër shqiptarëve.