Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, krahas takimeve me homologun e tij Gramoz Ruçi dhe presidentin Ilir Meta, ka pasur edhe një takim edhe me ish-kryeministrin Fatos Nano.
Fotot i ka postuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ku njofton lidhur me takimin. “Z. Talat Xhaferi, me delegacionin të përbërë nga Ejup Alimi, Beti Rabaxhievska Naumovska dhe Rexhep Memedi, takuan ish Kryeministrin e Shqipërisë z. Fatos Nano”- shkruan ai.