• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Disa të shoqëruar për dhunimin e tre kishave në Korçë, policia sqaron ngjarjen

by Java News
20/12/2017 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Korçës ka reaguar pas tre rasteve të dhunimit të objekteve të kultit në këtë qytet. Pas publikimit të rasteve në media, policia thotë se denoncim ka patur vetëm për ngjarjen në Kishën e “Shën Sotirit”, ndërsa për dy ngjarjet e ndodhura gjatë natës së kaluar në Kishën e Shën Gjergjit dhe atë të Shën Marisë, theksojnë se nuk ka patur asnjë kallëzim apo sinjalizim nga kujdestarët e këtyre objekteve të kultit.

Në reagimin e policisë thuhet se në të tre rastet autorët nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen e vlerave monetare që ndodheshin në arkat e kishave, çka ishin edhe objekt i grabitjeve.

Deri tani janë shoqëruar në polici disa persona të dyshuar, dhe nga blutë e Korçës thuhet se janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.

SQARIMI I PLOTE
Duke u nisur nga disa lajme të publikuara në media në lidhje me vjedhjen apo dhunimin e 3 kishave në këtë qytet, informojmë se:

Më datë 17.12.2017, gjatë natës, në lagjen Nr.1 në Korçë kanë tentuar për të vjedhur me thyerje arkën e kishës “Shën Sotiri”, vend kulti ku besimtarët dhurojnë vlera monetare. Personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen e vlerave monetare që ndodheshin në arkën e kishës.

Policia kreu të gjitha veprimet proceduriale. Janë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe jane identifikuar autorët e po punohet për kapjen e tyre.

Përsa i përket lajmit për dhunimin e Kishës së Shën Gjergjit dhe të Shën Marisë, sqarojmë se në Polici nuk ka patur asnjë telefonatë, kallëzim apo sinjalizim nga kujdestarët e këtyre kulteve apo nga persona të tjerë përgjegjës.

Policia është njohur nëpërmjet medias dhe menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kryen verifikimet përkatëse lidhur me këto raste, ku ka rezultuar se në objektin e kultit të “Shën Gjergjit” e ndodhur në lagjen Nr.12 Korçë është vënë re një ikonë, pjesa e poshtme e të cilës ishte shkëputur dhe ndodhej pranë saj. Nga ekspertiza e kryer dhe informacionet e marra rezulton se kjo ikonë, ka qenë e ngjitur më parë (me silikon) dhe dyshohet se nga kushtet atmosferike apo lagështira një pjesë të jetë shkëputur. Nga kqyrja e objektit, nuk janë konstatuar dëmtime fizike, çka përjashton mundësinë e dhunimit nga ndonjë person.

Ndërsa në arkën e Kishës së “Shën Marisë”, ku qytetarët dhurojnë vlera monetare, e ndodhur në lagjen Nr. 9, dyshohet se persona të paidentifikuar mund të kenë tentuar të hapin drynin me një çelës tjetër të papërshtatshëm, çka ka sjellë edhe bllokimin e tij. Arka nuk është hapur dhe nuk janë konstatuar dëmtime fizike të tjera të objektit.

Në prag të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri 2018, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka hartuar një plan qe parashikon marrjen e masave shtesë duke rritur numrin e shërbimeve dhe kontrolleve të Policisë pranë objekteve te kultit, si dhe në ambiente ku ka shumë grumbullime qytetarësh.

Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, i ftojmë të denoncojnë tek Nr . falas 129 i Policisë së Shtetit, çdo rast të paligjshmërisë që konstatojnë. Gjithashtu ftojmë mediat të kontaktojnë Policinë e Shtetit për të konfirmuar informacionet, duke i garantuar për transparencë dhe korrektësi.

a.c

 

 

 

Next Post
VIDEO e re/ Kryemadhi dhe Mehmetaj sulmojnë deputetët dhe u marrin kartat e votimit

VIDEO e re/ Kryemadhi dhe Mehmetaj sulmojnë deputetët dhe u marrin kartat e votimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In