Hoteli Waldorf Astoria Dubai Palm Jumeirah deklaronte se femrat ruse po i prishnin reputacionin. Ato bënin check-in në hotel nga ku postonin foto provokuese.
“Jemi një hotel familjar dhe ato po na shkatërrojnë reputacionin”, shprehej një manaxher i hotelit.
Por sot disa pasanike ruse kanë ironizuar me ta. Ato kanë shkuar me makinat e tyre luksoze duke bërë “sfidën e manekinit”. Një mënyrë për të tallur drejtuesit e hotelit luksoz dhe për të tërhequr vëmendjen njëkohësisht.