Nuk e kishte bërë publike deri më tani, por një vëzhgim i Shqiptarja.com ka vënë re se Eduard Ndocaj, apo i njohur si Kaubojsi i këtij parlamenti, ka kandiduar bashkëshorten e tij, Valentinën për zgjedhjet e 25 qershorit. Emri i saj nuk ka rënë në sy, sepse nuk është e para e listës. Ajo garon e treta për kryeqytetin. Dokumenti i mëposhtëm vërteton se ajo është në listën zyrtare regjistruar në KQZ, sikundërse ka dorëzuar edhe formularin e dekriminalizimit.
Edhe posteri i saj është gati. Partia Bashkimi Demokrat i Shqipërisë e krijuar së fundmi nga Ndocaj do të garojë e vetme pas dështimit që pati Kaubojsi për të bashkëjetuar me Ramën, e më pas për të fituar një vend të sigurt në listat e Bashës.
Por fakti që bashkëshortja e Ndocajt, dhe pse kandidon në Tiranë, qarkun më të madh, është vendosur jo si e para, por si e treta në listë, tregon se kandidimi është bërë për të mbushur listën, në mënyrë që KQZ ta pranonte, dhe jo për t’i dhënë rol të drejtpërdrejtë në garë. /ma.me