Kate Upton është një ndër modelet më të kërkuara në botë.
Ajo së fundi ka realizuar një fotosesion për revistën e njohur sportive “Sport Illustrated”.
Por, teksa priste të bëhet bujë e madhe me imazhet që do sillte, bukuroshja është bërë temë e mediave rozë për një fatkeqësi.
Në fakt, 25-vjeçarja është përballur me një incident teksa merrte poza para aparatit fotografik.
Upton ishte duke qëndruar në një shkëmb, e veshur vetëm më një fund, para se të përfundonte në ujë, ku është ndihmuar prej stafit personal.
/a.m.