• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Karvani i emigrantëve, çfarë i shtyn të marshojnë?

by Java News
07/11/2018 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa SHBA mbetet e rrëmbyer nga ethet e zgjedhjeve të mesmandatit, karvani me mijëra emigrantë, të nisur nga Amerika Qendrore, vazhdojnë të marshojnë në këmbë drejt SHBA-ve. Ligjvënësit amerikanë u informuan për herë të parë rreth marshimit kur një grup prej 160 vetash u nis me autobus nga qyteti San Pedro Sula i Hondurasit, më 13 Tetor. Emigrantët po niseshin me shpresën për të gjetur punë dhe një jetë më të mirë në Meksikë ose në SHBA, siç raportoi “The Independent”.

Duke qenë se karvani sa vjen dhe i afrohet kufirit me SHBA-të, presidenti Trump bëri propozime ekstreme për të ndaluar marshin e tyre. Ai madje i quajti “pushtues”, “anëtarë bandash”, “njerëz shumë të këqij” dhe “njerëz nga Lindja e Mesme”.

“Mes karvanit që po i afrohet kufirit tonë jugor ka anëtarë bandash dhe njerëz shumë të këqij. Ju lutem të ktheheni. Nuk do të pranoheni në SHBA nëse nuk ndiqni procedurat ligjore. Ky është pushtim i vendit dhe këtu ju pret ushtria”, thotë Trump në këtë postim.

Në një tjetër ai shton:

“Fatkeqësisht, duket se policia dhe ushtria e Meksikës nuk e kanë mundësinë ta ndalojnë rrugëtimin e karvanit drejt kufirit jugor të SHBA-ve. Mes tyre ka kriminelë dhe njerëz të panjohur nga Lindja e Mesme. Kam njoftuar Patrullat Kufitare dhe ushtrinë, dhe u kam thënë që kemi të bëjmë me një emergjencë kombëtare. Duhet të ndryshojmë ligjet.”

Por e vërteta është se emigrimet masive nga Amerika Qendrore, dhe sidomos nga Hondurasi, kanë vazhduar prej kohësh.

“Pavarësisht raportimeve se është nisur një karvan tjetër nga Hondurasi dhe tre të tjerë nga El Salvadori, nuk do të thotë që tani po emigrojnë më shumë njerëz. Thjesht po bëhet në mënyrë më të dukshme”, tha për “The Guardian” Edgar Vallecillos, nga televizioni njujorkez “Scalabrini International Migration”.

“Vox” thotë se emigrantët kanë marrë vendimin të largohen nga shtëpitë e tyre, duke vlerësuar se rreziku i nisjes në rrugëtim ishte më i vogël se po të qëndronin.

Po çfarë po ndodh në Honduras?

Vrasje dhe krime.

Policia e Hondurasit vë në dukje anëtarët e bandës së rrezikshme, “Barrio 18”, të cilët kanë shumë kontroll në vend.

Krimi është arsyeja e përmendur më shpesh për emigrimin nga Hondurasi. Vendi është paralizuar nga dhuna e bandave, lufta e drogës dhe korrupsioni. Janë të dytët në botë për numër vrasjesh për 100,000 banorë, (56.52 për 100 mijë). Vetëm fqinji i tyre, El Salvadori, ka më shumë vrasje në vit.

Një raportim i vitit 2017 nga “Mjekë Pa Kufij” thoshte se Hondurasi, me popullsi pak më shumë se 9 milionë banorë, po përjetonte nivele dhune të padëgjuara ndonjëherë për një vend që është jashtë zonave të luftës. “Qytetarët vriten dhe vrasësit nuk ndëshkohen, ndërkohë që rrëmbimet dhe zhvatjet janë zhvillime të përditshme.”

Alarmi i dhunës ekstreme nga bandat e rrugës nisi që në fund-vitet 1990, kur ndryshimet legjislative në SHBA çuan drejt deportimit të një numri të madh bandash kriminale nga Los Anxhelosi, si “MS-13” dhe “Barrio 18”, shumica të krijuara nga emigrantë të Amerikës Qendrore dhe nga pasardhësit e tyre.

Përdhunimet dhe dhuna kundër grave janë shumë të përhapura në Honduras. “Mjekë Pa Kufij” raporton se aktorë të dhunshëm jo-qeveritarë krijojnë pasiguri dhe përdorin dhunë për të rekrutuar individë në rangjet e tyre, si dhe e përdorin dhunën seksuale si mjet frikësimi dhe kontrolli.

“ABC News” thotë se vendi është mbërthyer nga një epidemi e vrasjes së femrave.

Sipas “Qendrës për të Drejtat e Grave” në Honduras, në vendin e trazuar vritet nga një grua në çdo 16 orë, niveli më i lartë në të gjithë botën.

Trazirat politike

Kjo paligjshmëri shkatërruese lidhet që te konfliktet historike. “BBC” raporton se Hondurasi ka një histori të gjatë me regjime ushtarake dhe korrupsion, të cilat u përkeqësuan nga kriza kushtetuese e vitit 2009, kur presidenti Manuel Zelaja, i zgjedhur në mënyrë demokratike, u rrëzua nga një grusht shteti i ushtrisë dhe u largua jashtë vendit.

Pas grushtit të shtetit shpërthyen krimet e dhunshme, u zgjerua korrupsioni dhe rrjetet e klientelizmit.

Trazirat vazhduan në nëntor të vitit 2017, kur udhëheqësi i “Partisë Nacionale”, Huan Orlando Hernandez, i cili e mbështeste grushtin e shtetit, arriti të fitonte zgjedhjet me rezultat shumë të ngushtë dhe mori një mandat të dytë. “Organizata e Shteteve Amerikane” deklaroi se votimet kishin pasur shumë parregullsi.

Pas fitores pati protesta të shumta në të gjithë vendin, të cilat përfunduan me dhjetëra të vrarë. “Human Rights Watch” tha se sulmet ndaj gazetarëve, avokatëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe aktivistëve të mjedisit ishin shtuar shumë pas zgjedhjeve, si dhe ishte kufizuar liria e të shprehurit, ndjekja e besimeve fetare dhe shprehja e orientimeve seksuale.

“Pandëshkueshmëria për krimet ndaj të drejtave njerëzore është kthyer në normë”, thotë “HRW”.

Ushqimi dhe varfëria

Robert Albro, një kërkues te “Qendra për Studime Latino Amerikane” në “Universitetin Amerikan” të Uashington DC, tha për “The Guardian” se përqendrimi mbi dhunën po largon vëmendjen nga probleme të tjera të mëdha. Shumë banorë të Hondurasit thonë se po largohen për shkak të pasigurive me ushqimin.

Më shumë se 66% e popullsisë jeton në varfëri, sipas një raporti të “Bankës Botërore” në vitin 2016. “Në zonat rurale, një në pesë banorë të Hondurasit jetojnë në varfëri, ose me më pak se 1.9 dollarë në ditë”, thuhet në faqen e organizatës.

“Një e treta e punëve në Amerikën Qendrore ka lidhje me bujqësinë, ndaj çdo lloj ndërprerjeje në bujqësi mund të ketë pasoja shkatërruese”, shton “The Guardian”.

Por Albro sugjeron se kjo mund të ketë lidhje me një problem edhe më të madh. “Arsyeja kryesore se pse njerëzit po shpërngulen është sepse nuk kanë çfarë të hanë”, thotë ai. “Kjo ka lidhje të forta edhe me ndryshimet klimatike. Po shohim një paqëndrueshmëri shumë të fortë klimatike, që e ka përkeqësuar jashtë mase sigurinë ushqimore në rajon.”

“Një e treta e punëve në Amerikën Qendrore ka lidhje me bujqësinë, ndaj çdo lloj ndërprerjeje në bujqësi mund të ketë pasoja shkatërruese”, shton “The Guardian”.

ma.me

Next Post
Vizita në Kalabri, Meta takon presidentin italian: Mik i shqiptarëve!

Vizita në Kalabri, Meta takon presidentin italian: Mik i shqiptarëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In