• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

FOTOT/ Ja 5 presidentët amerikanë që kaluan me mandatin e pandërprerë të Putin

by Java News
30/01/2021 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjatë më shumë se 20 viteve në pushtet, Vladimir Putin është detyruar të bashkëpunojë – shpesh pa shumë dëshirë – me udhëheqësit e superfuqisë tjetër të planetit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur Joe Biden mori detyrën, ai u bë presidenti i pestë amerikan që do të duhet të përballet me Putin, i cili deri tani ka mbajtur 2 herë postin e kryeministrit dhe 2 herë atë të presidentit.

Secila prej marrëdhënieve me presidentët amerikanë ka qenë e ndryshme, e diktuar edhe nga krizat e kohës, që asnjëherë nuk kanë munguar.

Më 2 nëntor 1999, Putin, asokohe kryeministër, u takua me Bill Clinton në Norvegji, ku të dy palët u ankuan për fushatën e Rusisë në Çeçeni. Një vit më vonë, kur Clinton ishte drejt largimit nga Shtëpia e Bardhë, të dy u takuan në Moskë, për të diskutuar mbi sistemet e raketave mbrojtëse.

3 muaj para sulmeve të 11 Shtatorit, presidenti George W Bush dhe Putin u takuan në Slloveni. “E pashë atë burrë në sy, kuptova se është shumë i drejtpërdrejtë dhe i besueshëm. Patëm një dialog shumë të mirë. Pata mundësinë të kuptoja shpirtin e tij”, ishte shprehja e Bush pas atij takimi.

2 muaj pas sulmeve të 11 shtatorit, Bush e ftoi Putin-in në fermën e tij në Teksas, ku ranë dakord për të ulur sasinë e arsenalit bërthamor. Një tjetër takim mes të dyve do të ndodhte në vitin 2007 në Mejn, ku të dy presidentët dolën për peshk dhe folën për sistemet e mbrojtjes ushtarake.

Më pas erdhi epoka Obama. Në korrik 2009, 7 muaj pasi kishte marrë detyrën, Obama u takua me Putin në Moskë. “Mendojmë se kemi në mundësi të shkëlqyer për të çuar në një nivel tjetër marrëdhëniet tona”, tha Obama. Kjo solli një tjetër marrëveshje për të pakësuar arsenalin bërthamor.

Por pasi Obama u rizgjodh, marrëdhënia u bë tepër e ftohtë. Të dy u takuan në qershor 2013 në Samitin e G20-s në Irlandën e Veriut, ku nuk ranë dakord për luftën në Siri, ndërsa më vonë Obama anuloi një tjetër takim mes të dyve, pasi Rusia i dha azil Edward Snowden-it, ish-punonjësit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Një vit më vonë, Rusia u përjashtua nga G8, për shkak të pushtimit të Krimesë. Putin dhe Obama u takuan përsëri në vitin 2015 në OKB, ku folën për Sirinë dhe Ukrainën, nuk pati dakordësi. Takimi i fundit mes të dyve ishte në Pekin, në samitin e G20, ku nuk u ra dakord për një marrëveshje armëpushimi me Sirinë.

Putin dhe Trump u takuan në Hamburg në vitin 2017, në një tjetër samit të G20, ku të dy shkëmbyen buzëqeshje. Më 11 nëntor 2017, në një tjetër takim në Vietnam, Trump tha se besonte që Rusia nuk kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Një vit më vonë, në Helsinki, Trump konfirmoi qëndrimin e tij, duke thënë se besonte fjalën e Putin, që Rusia nuk kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, pavarësisht se ishte njoftuar për këtë nga një sërë agjencish amerikane të shërbimit informativ.

Presidenti i pestë amerikan që do të duhet të ndërtojë një marrëdhënie me Putin është Joe Biden. Të dy janë takuar kur Biden ishte zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara. Ai ishte ndër të fundit liderë botërorë që uroi Biden për fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe që prej inaugurimit, kanë shkëmbyer një telefonatë, ku janë diskutuar çështje si kontrolli mbi armët, Ukraina dhe disa çështje të tjera.

Por për të pasur një ide më të mirë se çfarë e pret botën nga marrëdhënia Biden-Putin, ia vlen të kujtohet një shprehje të thënë nga Biden, cituar në biografinë e tij, shkruar nga Evan Osnos, pas takimit me Putin në vitin 2011. “Zoti Kryeministër, po ju shoh në sy dhe nuk mendoj se keni shpirt. Putin ngriti sytë nga unë, buzëqeshi dhe tha: ‘ne e kuptojmë njëri-tjetrin’”.

Next Post
Nga rindërtimi te listat e zgjedhësve: 7 alibitë e PD-së që sinjalizojnë humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit

Zv.Ministri i Shëndetësisë ironizon programin e PD: Eshtë dramë, komedi, tragjedi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
Kapedanët

“Të jetë e pranishme me votë”, Kuko: Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca

May 14, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

May 14, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

May 14, 2026
Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

May 14, 2026
“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

May 14, 2026
“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

May 14, 2026
“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

May 14, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

May 14, 2026
Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu apel Berishës: Boll mashtruat demokratët

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In