• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Ishte pushtuar nga ujrat e zeza, del në dritë mozaiku 2 mijë vjeçar në Durrës

by A R
30/09/2016 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore, në Durrës është zbuluar për publikun një mozaik i rrallë, i cili për një kohë të gjatë ka qenë i fshehur poshtë një pallati, mes ujërave të zeza e plehrave.

Bëhet fjalë për Mozaikun e Meandrit me svastika ( simboli i fatit të mirë, ose kryqi i thyer), i cili është destinacioni më i ri arkeologjik i qytetit të Durrësit. Për kthimin e dinjitetit të këtij monumenti u deshën plot dy vite punë, ndërsa në vitin 2015 “Rrënojat e Ndërtesës me Mozaik”  u shpall monument kulture i kategorisë së parë në një bashkëpunim mes DRKK Durrës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Rrënojat e kësaj banese të Dyrrachiumit antik janë zbuluar gjatë gërmimeve të emergjencës në vitet 2005-2006. Plani i përgjithshëm i mbetjeve, i përbërë nga 12 ambiente të përmasave të ndryshme lidhet me disa ndërhyrje konstruktive realizuar nga tri periudha suksesive kohore. Periudhës së parë të ndërtimit i përkasin pesë ambiente ndërtuar në blloqe gurësh të madhësive të ndryshme të lidhura me argjile. Teknika e ndërtimit dhe material arkeologjik që bashkëshoqëron këtë ndërtim kanë përcaktuar periudhën midis shek.IVIII para Krishtit, si në kohën e instalimit të kësaj strukture. Kësaj periudhe të funksionimit të kësaj banese i përket gjetja e një numri kallëpesh për prodhimin e figurinave prej argjileje.  Në periudhën e dytë banesa pëson disa ndërhyrje. Ambientet e kësaj periudhe rezultojnë të jenë punuar në afreske murale dekoruar me motive floreale. Njëri prej ambjenteve gjithashtu pajiset me mozaik, punuar me një emblemë me meandër, svatika dhe kuadrate në qendër të secilit. Kjo periudhë vendoset kronologjikisht në harkun kohor, nga shek.II para Krishtit deri në mesin e shek.II pas Krishtit, kur dëshmohen gjurmë të shkatërrimit të banesës. Modifikimet e fundit të kësaj banese, instalohen në shekullin II pas Krishtit dhe vazhdojnë funksionin ndoshta deri në vitin 459 pas Krishtit kur dokumentohen gjurmët e shkatërrimit përfundimtar./a.k.

img_3725img_3728img_3735img_3737img_3739img_3746img_3747

Next Post
Met jep arsyet e largimit të Haxhinastos: Çdo ndryshim është pozitiv

“Mbetjet”/ Meta: Amendamenti i LSI garanton monitorimin nga shoqëria civile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In