• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ I denjë për skenar filmi: Ja si ndërtoi banda me precedentë penalë tunelin pranë bankës, shpëtohet anëtari i 4-të që ngeci në galeri

by Java News
11/08/2022 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e denjë për skenarin e serialit të Netflix, “La Casa de Papel” është ajo që është regjistruar në qendër të Romës, aty ku 4 burra kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëses, pasi kanë ngecur brenda tunelit që po gërmonin për të goditur një bankë që ndodhej 300 metër larg pikënisjes.

Grupi në fjalë janë ekspozuar rreth orës 11:00 të ditës së sotme, kur papritur është shembur dyshemeja e një dyqani mbi galerinë që ata po ndërtonin.

Tre prej tyre janë nxjerrë kishin arritur të dilnin jashtë pasi kishin alarmuar autoritetet, por makina me të cilën ata po udhëtonin, ishte përgjuar menjëherë nga policia, e cila i arrestoi dhe po i merr në pyetje për të rindërtuar dinamikën e saktë të historisë.

Ndërkohë, via Innocenzo XI është mbyllur për trafikun për të mundësuar shpëtimin e viktimës, një shtetas italian, i cili vijon të jetë i bllokuar në galerinë që është 5-6 metra nën bazamentin e rrugës.

“Më ndihmo, më nxirr jashtë të lutem”, është thirrja që ai drejton prej orëve të mesditës në adresë të mjekëve dhe ekipit të zjarrfikësve që po gërmojnë për të bërë të mundur shpëtimin e tij.

Ekipi 9a i zjarrfikësve është në punë dhe po mbështetet nga ekipi i Speleo Alpino Fluviale, stafi i Usar (Kërkimi dhe Shpëtimi Urban) dhe Gos (Grupet e Operacioneve Speciale).

Përpjekjet e para të shpëtimit nuk kanë qenë të suksesshme, prandaj shpëtuesit tani po përpiqen të ndërtojnë një tunel të dytë nga rruga për të arritur tek personi i bllokuar, i cili është ende i vetëdijshëm sipas raporteve të shtypit lokal.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Hipoteza për një “band of the hole” lindi për faktin se vendi ku ndodhi shembja ishte marrë me qira nga 4 persona të konsideruar të dyshimtë. Ata janë dy romakë dhe dy nga Campania me precedentë për krime kundër trashëgimisë dhe lidhje me tregtinë e drogës.

Sipas RomaToday, gjatë mëngjesit pati disa raportime për një bandë të dyshuar që punonte për tunelin. Sipas dëshmive të qytetarëve, grupi i “punëtorëve” ka hapur një tunel për të mbërritur në daljen më të afërt që ndodhet rreth 300 metra nga vendi ku u gjet anëtari i 4-të i grupit./m.j

Next Post

Megjithatë, Ilir Meta e ka arritur suksesin e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In