• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Horror në Egjipt, mbi 300 të vdekur nga sulmi i armatosur në xhami

by Java News
25/11/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 300 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Është ky bilanci tragjik i sulmit më vdekjeprurës në historinë e Egjiptit modern, që goditi gadishullin e Sinait të premten. Shënjestër e sulmit me bombë e armë zjarri, u bë xhamia Al Rawda në Bir Al Abed, pikërisht kur po zhvillohej falja e të premtes. Sipas dëshmitarëve, dhjetëra agresorë që mbërritën me automjete, bombarduan xhaminë e mbushur plot me njerëz, para se të hapnin zjarr ndaj besimtarëve.

Imazhet nga vendi i ngjarjes ishin rrëqethëse dhe treguan radhë të tëra me trupa të përgjakur brenda vendit të shenjtë. Spitalet u dyndën nga personat e plagosur. Presidenti egjiptian Abdul Fatah Al Sisi u zotua se do t’i përgjigjej me forcë brutale masakrës, pas bisedimeve me zyrtarë të sigurisë.

Ai shpalli 3 ditë zije kombëtare. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit, por militantë që kanë lidhje me Shtetin Islamik, kanë qenë përgjegjës për një sërë sulmesh që kanë goditur gadishullin.

Megjithatë, ata zakonisht shënjestrojnë kisha, prandaj ky sulm i përgjakshëm në xhaminë që përdoret nga komuniteti i myslimanëve Sufi, ka tronditur Egjiptin. Një degë mistike e Islamit Sunit,Sufizmi pranohet gjerësisht rreth botës myslimane, por disa grupe xhihadiste, përfshirë edhe ISIS-in, i shohin ndjekësit e tij si heretikë. I gjithë komuniteti ndërkombëtar, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministren britanike Theresa May, dënuan me termat më të ashpër sulmin.

Next Post
DUMRE/ Fermerët e duhanit drejt falimentit, kompania bllokon pagesat

DUMRE/ Fermerët e duhanit drejt falimentit, kompania bllokon pagesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In