• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Historia e futbollistit Olsi Beqo, nga fushat e blerta në punëtor ndërtimi në Gjermani

by Java News
03/08/2017 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historitë prekëse të lojtarëve shqiptarë që luajnë dhe zhvillojnë lojën e bukur të futbollit mes mijëra sakrificave nuk kanë fund. Sidomos në kategoritë inferiore sakrificat dhe vuajtjet janë më të mëdha për shkak të buxheteve të pakta që këto ekipe kanë.

Një ndër sulmuesit më të talentuar që ekipi i Domosdovës ka pasur, Olsi Beqo, golashënuesi i skuadrës në këto sezonet e fundit, është detyruar të emigrojë drejt Gjermanisë për arsye ekonomike dhe për një jetë më të mirë pasi rroga si futbollist nuk i jepte shpresë për asgjë.

Beqo Domosdova

Prej disa ditësh, Beqo gjendet në Gjermani ku ka gjetur një punë të re në një kantier ndërtimi dhe për të sporti do të ngelet një ëndërr e bukur në sirtar që nuk mund të marrë jetë dhe të zhvillohet në Shqipëri.

HISTORIA

22-vjeçari e nisi futbollin që i vogël me ëndrrën që një ditë të bëhej lojtar i rëndësishëm. Shumë idhuj, dëshira dhe mbi të gjitha pasion, Beqo ia doli që shumë shpejt të bëhej një lojtar i rëndësishëm për ekipin e vendlindjes, Domosdovën. Por, pas shumë sezonesh që dha për këtë skuadër duke qenë goleadori kryesor, tashmë është detyruar të ndërpresë ëndrrën në mes.

Beqo

Me një pagesë modeste jo më shumë se 250 mijë lekë të vjetër në muaj, Beqo e kishte të pamundur për të sakrifikuar pa fund. “Një rrogë futbollisti në Kategorinë e Dytë nuk del për asgjë në ditët e sotme, ndaj kisha menduar prej kohësh të emigroja për një jetë më të mirë.

Në Gjermani kam gjetur një punë të mirë në një kantier ndërtimi, paguhem mirë dhe shpresoj të eci përpara këtej, pasi në Shqipëri me futboll nuk mund ta bëja. Ishte një vendim i detyruar duke parë rrethanat në të cilat bëhet futbolli në vendin tonë. Sidomos në Kategorinë e Dytë është shumë e vështirë që të luash dhe të sigurosh mbijetesën njëkohësisht.

Domosdova

U detyrova ta bëja një hap të tillë, pavarësisht se futbolli është pasioni im më i madh. Shpresoj që një ditë të kthehem sërish në fushën e blertë”, deklaroi sulmuesi Beqo në prononcimin e tij për gazetën “Panorama Sport”.

Si Beqo janë edhe disa dhjetëra futbollistë të tjerë që militojnë me ekipet e tyre në kategoritë inferiore dhe që nga viti në vit largohen si emigrantë drejt shteteve europiane. Kategoria e Dytë është një nivel gjysmë amator dhe gjysmë profesionist. Pagesat janë shumë të vogla, në një kohë që në shumicën e rasteve, futbollistët bëjnë edhe punë tjetër për të siguruar mbijetesën. /panorama/ma.me

Next Post
Lufta me flakët/ Në të gjithë vendin janë 13 vatra zjarri, angazhohen ushtria e helikopterët

Lufta me Zjarret, Prençi: Presim të na ndihmojnë me avionë si Italia ashtu edhe Greqia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In