Drejtoria e Hetimit Tatimor Tiranë ndërmori një aksion gjatë dites së djeshme në lidhje me kontrollin e lëshimit të kuponit tatimor. Nga kontrollet e kryera u konstatuan raste të moslëshimit të kuponit tatimor. Edhe këtë herë lokale dhe restorante me emër nuk i kanë shpëtuar ndëshkimit të ligjit për shkeljet që kryejnë.
Nga aksioni i ditës së djeshme Hetimi Tatimor evidentoi këto shkelje:
1. Restoranti “Ceren Ismet Shehu” në Surrel Dajt është bllokuar për 30 ditë pasi nuk lëshonte kupon tatimor.
2.Restoranti “Serenata Korçare” pranë Insitutit të Fiskulturës u penalizua për mos lëshim kuponi tatimor.
3. Zgara “Dragon” në zonën e Komunës së Parisit është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor.
4. Bar Kafe “OSLO” në Komune të Parisit është penalizuar për mos lëshim kuponi tatimor
5. Restorant ” Kama” në Ibe të Tiranës është penalizuar për mosleshim kuponi tatimor. ma.me