• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, Veliaj: Premtim i mbajtur i Bashkisë dhe qeverisë së re

by Java News
09/09/2017 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës hapi sot për automjetet segmentin e Unazës së Madhe që lidh zonën e “Pallatit me Shigjeta” me Farkën, duke zgjidhur problemin e trafikut të makinave që vijnë nga sheshi “Shqiponja” dhe Kombinati në drejtim të qendrës, si dhe të atyre që udhëtojnë drejt juglindjes. Punimet përfunduan në kohë rekord dhe investimi vjen si një premtim i mbajtur për ta hapur atë përpara fillimit të vitit të ri shkollor 2017-2018.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko, në mënyrë simbolike hoqi barrierat kufizuese, duke i hapur rrugë qarkullimit të automjeteve në këtë segment tepër të rëndësishëm, i cili do të lehtësojë ndjeshem qarkullimin e automjeteve. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin këtë segment të ri, çka ul qarkullimin e automjeteve në qendër të Tiranës.

“Jam shumë i lumtur që sot mori fund një agoni shumëvjeçare në Njësinë 5. Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre që vijnë nga zona të tjera të Shqipërisë, që nëse hyjnë nga autostrada e Durrësit në drejtim Elbasanit, Librazhdit, Pogradecit, Korçës, të mos futen më në Tiranë, pasi mjafton të përdorin këtë segment të Unazës së Madhe për të dalë në Farkë e për të vazhduar me autostradën Tiranë-Elbasan. Anasjelltas, kush vjen nga juglindja drejt veriut e këshilloj të mos kalojë nga Rruga e Elbasanit, por të përdorë sërish këtë by-pass për të dalë menjëherë në autostradën tjetër”, tha Veliaj, duke shtuar se rruga e re do të përmirësojë jetesën edhe të mijërave banorëve në të dyja anët e saj, siç është zona e Komunës së Parisit dhe e Kodrës së Diellit.

Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga ana e qeverisë shqiptare dhe e Bashkisë së Tiranës për hapjen e këtij segmenti tepër të rëndësishëm të Unazës së Madhe përpara fillimit të vitit të ri shkollor. “Kemi qenë me Pandeli Majkon dhe kryeministrin Rama në këtë vend edhe gjatë fushatës, për të premtuar se përpara fillimit të vitit të ri shkollor do ta mbanim fjalën, do ta hapnim këtë segment të Unazës”, tha ai. Veliaj falenderoi autoritetet e pushtetit qendror për përfundimin e këtij projekti, ndërsa shprehu besimin se në mandatin e dytë të qeverisë, Tiranën e presin projekte edhe më të mëdha.

Veliaj theksoi se vonesat kanë ardhur si pasojë e burokracive me shpronësimet dhe proceset gjyqësore, të cilat do të marrin zgjidhje nga qeveria e re. “Dua të falenderoj shumë të gjithë kolegët e qeverisë qendrore, Ministrisë së Transportit, Agjencisë së Rrugëve. Mezi pres që me qeverinë e re, Tiranës t’i japim akoma më shumë hov për të përfunduar edhe segmentet e tjera të Tiranës. Duhet të pranojmë që një pjesë e madhe e vonesave, e burokracisë, vjen prej faktit që problemet që kemi në shpronësime, me gjykatat, me legalizimet, me njohjen e pronës, janë të gjitha probleme që kjo qeveri ka marrë përsipër që në këtë mandat t’i japë drejtim”, tha Kryetari i Bashkisë.

Veliaj u bëri apel drejtuesve të automjeteve dhe të motorëve që të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, ndërsa siguroi se Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe me Policinë Bashkiake do të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme lëvizjen e mjeteve. “Është një rrugë e cila lidh njerëzit, është një mjet pune. Nuk është një kënd lodrash për të xhiruar gomat apo për të ngritur motorin në rrotë të parë. Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të monitorojnë që rruga t’i shërbejë qëllimit për të cilin është krijuar dhe jo qëllimeve të tjera. Ndaj u kërkoj të gjithë qytetarëve të ecin brenda kufirit të lejuar”, tha kreu i Bashkisë, teksa kërkoi mirëkuptimin e banorëve të zonave përreth që të kalojnë në mbikalimet e vendosura përgjatë gjithë këtij segmenti në mënyrë që të shmangen aksidentet.

“Kemi 4 mbikalime në të gjithë segmentin që përshkon zonën e banuar të Njësisë 5. I ftoj të gjithë qytetarët që të tregojnë qytetari. Për sa kohë që mbikalimi është vetëm pak metra më tej, nuk ia vlen rreziku i kalimit në mes të rrugës, pasi kjo shkakton aksidente të parikuperueshme për jetën e njerëzve, por edhe për cilësinë e kësaj vepre”, deklaroi Veliaj.

Ai njoftoi se me nisjen e vitit të ri shkollor në muajin shtator, do të rikthehet edhe rregulli i qarkullimit për automjetet që bëjnë furnizimin e njësive tregtare në kryeqytet, duke i dhënë përparësi lëvizshmërisë së nxënësve.

“I ftoj të gjithë qytetarët që të respektojnë oraret e reja të qarkullimit, duke filluar nga dita e hënë. Deri në orën 9.00, kur të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë, nuk do të lejojmë furgonët që shpërndajnë ushqime apo që shpërndajnë mall nëpër qytet. Të sigurohemi që asnjë fëmijë nuk humbet orën e parë prej trafikut që shkaktohet në ditët e para të shkollës, derisa të stabilizohet e trafiku në Tiranë”, nënvizoi ai. Për të rritur sigurinë e nxënësve, Bashkia e Tiranës ka marrë masa që përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative, të jenë grupe vullnetarësh të cilët do të ndihmojnë dhe ndërgjegjësojnë të vegjlit dhe qytetarët për të kaluar në vijat e bardha.

Deputeti i PS, Pandeli Majko e cilësoi hapjen e segmentit të ri të Unazës së Madhe një ditë të shënuar. “Sot jemi në një ditë të shënuar, ditë e shumëpritur nga gjithë komuniteti. Mendoj se është një nga arteriet më të rëndësishme të Tiranës dhe nga pikëpamja e veprave që janë kryer pas zgjedhjeve të fundit të Bashkisë, nuk gaboj të them që pas Bulevardit të Ri, kjo arterie është e dyta më e rëndësishme që Tirana dhe qytetarët e Tiranës do ta gëzojnë. Pres me padurim të shoh makinat e para të cilat do të kalojnë këtej dhe do të jetë një lehtësim shumë i madh edhe për rrugët e tjera”, tha Majko.

Me një gjatësi prej 2.1 km, segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike është e kategorisë A2 e përshtatur për zona urbane me rrugë kryesore, rrugë paralele dhe e konceptuar si rrugë shpejtësie me 12 hyrje-dalje të disiplinuara. Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve, janë ndërtuar dhe katër mbikalime automjetesh në disnivel, mbikalime këmbësorësh të pajisura dhe me ashensor për PAK, si dhe në të dy senset e lëvizjes janë ndërtuar trotuarë si dhe korsi biçikletash.

Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë ndërtimin e plotë të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, instalimin e plotë të ndriçimit rrugor si dhe shtimin e gjelbërimit. /MA.ME

Next Post
Manchester City – Liverpool, këto janë formacionet

Manchester City – Liverpool, këto janë formacionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DEBATI/ “Hiqe këtë pankartë!”, Muharremi përplaset ashpër me aktivistin në studio: Kjo s’është protestë, janë huliganë! (VIDEO)

DEBATI/ “Hiqe këtë pankartë!”, Muharremi përplaset ashpër me aktivistin në studio: Kjo s’është protestë, janë huliganë! (VIDEO)

September 8, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Luftë me zjarret nga Jugu në Veri, 5 zona problematike! Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra ende aktive, mbi 800 forca në terren, ndërhyrje dhe nga ajri

September 8, 2026
VIDEO/ Nis Champions, s’ka surpriza në ndeshjet e para! Aston Villa bën detyrën dhe fiton në transfertë, AEK triumfon pa Strakoshën, por me Pilon në fushë

VIDEO/ Nis Champions, s’ka surpriza në ndeshjet e para! Aston Villa bën detyrën dhe fiton në transfertë, AEK triumfon pa Strakoshën, por me Pilon në fushë

September 8, 2026
Skandali i korrupsionit në Ukrainë, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm

September 8, 2026
Britania thërret ambasadorin serb për sqarime pas nderimeve për Mlladiçin

Britania thërret ambasadorin serb për sqarime pas nderimeve për Mlladiçin

September 8, 2026
Protestuesit sulmojnë makinën e deputetes, Policia ndalon Adriatik Lapajn dhe Shpend Gashin

Protestuesit sulmojnë makinën e deputetes, Policia ndalon Adriatik Lapajn dhe Shpend Gashin

September 8, 2026
Luarasi denoncon protestën me fyerje: Vajzat më kishin zënë pritë, poshtërimi nuk është aktivizëm

Luarasi denoncon protestën me fyerje: Vajzat më kishin zënë pritë, poshtërimi nuk është aktivizëm

September 8, 2026
Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

September 8, 2026
Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

September 8, 2026
Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com