• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ “Gruaja ime ishte k*rvë, më trajtonin si qen”, babai mysliman vret bashkëshorten e tre vajzat në bodrum! Çfarë i tha policëve pasi u mori jetën

by Java News
25/01/2024 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një baba mysliman i pesë fëmijëve nga Çikago, akuzohet se ka vrarë gruan dhe tre vajzat e tij në shtëpinë e tyre, sepse, siç i tha policisë, “gruaja ime ishte një k*rvë që kujdesej vetëm për paratë”.

63-vjeçari Maher Kasem mëngjesin e së dielës qëlloi 7 herë gruan e tij 53-vjeçare Majeda dhe vajzat Halema, 25 vjeç, Zahia 25 vjeç dhe Hanan 24 vjeç, brenda shtëpisë së tyre në Tinley Park.

Në momentin e vrasësit të katërfishtë, njëri nga dy djemtë e familjes ndodhej brenda në shtëpi dhe flinte. “Ata janë zhdukur të gjithë”, thuhet se ka thënë sulmuesi kur mbërriti policia. “Po shkoj në burg”.

Kasemi, i cili kishte dalë në pension së fundmi, u tha oficerëve se “gruaja e tij ishte gjithmonë e shqetësuar për paratë dhe veçanërisht se si mund t’i aksesonte ato”.

“Kam punuar gjithë jetën time për t’i dhënë familjes time një shtëpi më të mirë dhe po trajtohem sikur të jem një …”, u tha burri autoriteteve.

Duke u përpjekur të shpjegojë se çfarë e shtyu të vriste gratë e familjes së tij, ai tha: Gruaja ime më trajtoi si qen, më merrnin paratë. Përpara vrasjes Kasemi po zihej me njërën nga vajzat e tij në bodrumin e shtëpisë, ndërsa djali i tij 19-vjeçar flinte në një dhomë tjetër.

Djali thuhet se dëgjoi babanë e tij duke ecur lart e poshtë shkallëve më shumë se një herë, ndërsa dy motrat e tjera dhe nëna e tij u përpoqën ta qetësonin.

Papritur djali dëgjoi të shtëna armësh dhe shkoi në bodrum, ku pa nënën e tij të shtrirë në dysheme. Babai qëlloi sërish gruan dhe vajzat në sy të të birit. Pas të shtënave, Kasemi ka lajmëruar policinë se gruaja e tij është qëlluar me armë zjarri, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Kur mbërritën oficerët, ata e pyetën se ku ishte viktima dhe ai i tregoi me gisht në bodrum.

“Ata janë larguar,” thuhet se tha ai. “Çdo gjë është në rregull”. Më pas policia e pyeti Kasemin nëse ishte qëlluar dikush tjetër dhe ai u përgjigj se ishin katër viktima: “Po shkoj në burg”, u tha ai oficerëve. “Unë jam i vetmi. Ata janë zhdukur të gjithë.”

Kasemi posedonte përgjithmonë një armë dhe ishte pa precedent penal. Një fqinj që e njihte familjen tha se ishte i tronditur nga vrasja dhe tha se “ata ishin një familje e mirë me një të ardhme të ndritur”.

“Vajza ime i njeh. Shkoi në shkollë me djalin e madh. Ai gjithmonë thoshte se ata ishin të gjithë shumë inteligjentë dhe kishin synime shumë të larta në jetë”.

Të tjerë e përshkruan Kasemin si një njeri që ndihmonte ata që e rrethonin dhe së fundmi kishte pastruar trotuaret nga bora.

Nga ana tjetër, të afërmit e autorit thanë se ai kishte nën vëzhgim të rreptë gruan dhe vajzat dhe një sherr mes tyre ka çuar në vrasje.

“Ai kishte të gjithë këta fëmijë rreth tij. Gruaja e tij nuk u lejua të dilte nga shtëpia. Unë vija dhe e nxirrja fshehurazi jashtë. Ai po i thoshte të mos fliste me mua”, tha kushëriri Mohamed Kasem për mediat e huaja./m.j

Next Post
EMRAT/ Makina tip “Porsche” humb kontrollin dhe bie në kanal, ndërron jetë 30-vjeçari pasagjer, plagoset shoferi

Aksident në Roskovec, makina del nga rruga, drejtuesi i mjetit përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In