• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Gjyqi i 9 trafikantëve, si funksiononte rrjeti i klandestinëve sirianë nga Devolli në ​Gjermani

by Java News
29/03/2017 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Miza, pronari i një diskoje në Bilisht dhe Julian Shaholli, shoferi i zjarrfikses në këtë qytet, e 7 persona të tjerë, janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjyq për dy akuza “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshmë tëg Kufirit”.

Gjatë hetimit të prokurorisë së Krimeve të Rënda, rezultoi se këta persona janë përfshirë në një grup të trafikimit të klandestinëve Sirianë nga Kufiri me Greqine deri në Kosovë. Miza është ndaluar në Bilisht, ndërkohë që bashkë me të janë ndaluar dhe 8 persona të tjerë nga Zona e Devollit dhe jo vetëm, të cilët bënin strehimin e Sirianëve në këtë zonë dhe më pas transportimin e tyre me furgona, në drejtim të Tiranës dhe më pas në Kukës. Me marjen të pandehur të 9 personave si Ilirjan Miza, Jani Shabani, Erigenti Bezo, Julian Shaholli, Leonard Jacellari, Arsen Cekici, Vasil Kuburja, Genci Jazxhi dhe Elton Kupe, prokuroria mbyll dy dosjet hetimore, pasi pak kohë më parë disa shtetas Kuksianë janë dërguar në gjyq për të njëjtin aktivitet kriminal.Aktualisht dosja është rregjistruar në gjykatë ndërkohë që gjyqtari i çështjes është zgjedhur Fran Prendi, shkruan shqiptarja.com.

Strehoeshin në Devoll e Laknas
Nga hetimi i prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se këta shtetas, si edhe të tjerët e arrestuar më parë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin krijuar një linjë kalimi klandestinësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut nëpërmjet Greqisë, në Shqipëri-Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani. Fillimisht, në bazë të hetimeve janë zbuluar 4 raste,ku në mjete transporti, janë gjetur në total rreth 100 persona, kryesisht nga Siria. Këta shtetas të huaj janë gjetur në furgonë transporti në dy raste në Korçë dhe në dy raste të tjerë rrugës për në Kukës. Nga hetimit e kryera,ka dyshime të arsyetuara që shtetasit e arrestuar kanë realizuar transportimin e klandestinëve kundrejt shpërblimit prej 900 euro për person deri në Kosovë ose 1250 euro për person deri në Serbi, pasi 350 euro për person paguhet shoqëruesi i klandestinëve në Kosovë. Nga pyetja e shtetasve klandestinë, me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, në prezencë edhe të njohësve të gjuhës arabe dhe turke, ata kanë deklaruar se, pasi janë larguar nga vendet e tyre të origjinës, kryesisht pjesa dërrmuese nga Siria, për arsye konfliktesh lufte dhe politike, kanë emigruar fillimisht në Turqi, një pjesë e tyre edhe kundrejt pagesës.Më pas në Greqi, kundrejt pagesave të bëra nga persona të ndryshëm që i kanë ndihmuar të kalojnë ilegalisht kufijtë mes këtyre shteteve. Pas një qëndrimi prej rreth 5-6 muajsh në Greqi,këta shtetas janë takuar me njëri-tjetrin në mënyrë rastësore,në kërkim të emigrimit drejt Gjermanisë dhe pasi kanë kontaktuar me persona të panjohur nga ata,janë organizuar nga këta të fundit për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke udhëtuar me taksi nga qyteti i Selanikut dhe dyshohet se kanë mbërritur në afërsi të kufirit, mes rrethit të Devollit dhe fshatrave grekë me automjete të drejtuara nga shtetas grekë, ku janë ndihmuar më pas nga persona të paidentifikuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër për rreth dy ditë me këmbë e më pas janë transportuar në brendësi të territorit të rrethit të Devollit.

1250 euro personi 600 euro fëmijët
Destinacioni final i tyre ka qenë Gjermania, ku i prisnin të afërmit dhe familjarë të tyre, ndërsa udhëtimi i nisur nga Greqia ishte parashikuar paraprakisht sipas marrëveshjes së bërë më parë në Greqi, deri në Serbi, duke kaluar ilegalisht përmes territorit Shqiptar, duke u paguar organizatoreve pas mbërritjes së tyre një shume prej 1250 euro për person dhe gjysma e saj për fëmijët e vegjël. “Nisur nga hetimet e mësipërme, del qartë se kemi të bëjmë me një grup kriminal të mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh, duke filluar nga gjetja e shtetasve të huaj nga Vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore që ndodhen në Greqi, transportimin e tyre deri në afërsi të kufirit greko-shqiptar në zonën kufitare të rrethit te Devollit, fshati Kostinec-Trestenik etj”-thotë prokuroria. Më pas nëpërmjet shoqëruesve të ndryshëm kryhej kalimi i tyre në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër, e prej andej realizohej transportimi në brendësi të territorit të rrethit të Devollit me automjete të ndryshme, strehimin e tyre për pak kohë në ambiente të braktisura në zonën e Devollit,si edhe në banesa në Elbasan, dhe më pas transportimin e tyre drejt Tiranës ku strehoheshin dhe atje për pak kohë në banesa në zonën e Laknasit, Kamëz, Tiranë e më andej transportoheshin në drejtim të Morinës,Kukës për t’u kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për në Kosovë, Serbi, Hungari, me destinacion perfundimtar Austri, Gjermani etj, kundrejt pagesave deri në shumën 1250 euro për person, që andej sipas roleve që kishte seicili në këtë grup kriminal.Në muajin Shtator 2016, në funksion të këtij procedimi penal, janë arrestuar në 4 episode edhe shtetas të tjerë.

Të pandehurit
Ilirjan Miza
Jani Shabani
Erigenti Bezo
Julian Shaholli
Leonard Jacellari
Arsen Cekici
Vasil Kuburja
Genci Jazxhi
Elton Kupe

Next Post
Largimi i Tahirit/ Astrit Patozi: Të gjitha gjurmët të çojnë në çadër…

Ilir Meta, nëse do të jesh i besueshëm, hiq dorë nga pozicioni i mediatorit, s'të pranojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In