Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim edhe me shërbimet e Rendit, kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, 5 drejtues të automjete të tipeve të ndryshme.
Shoqërimi i këtyre drejtues mjetesh është bërë pasi dyshohen të kenë bërë modifikimin e mjeteve në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme (mjete sportive). Këto mjete janë konstatuar duke garuar me njëri-tjetrin në pjesën e autostradës së Unazës së re nga TEG në drejtim të kopshti botanik, duke sjellë rrezikshmëri për drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe shqetësim për banorët e zonës. Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative./a.m.