• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fotot/ Fuoristrada e ëndrrave bëhet realitet

by A R
16/05/2016 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brendet luksoze sikurse Mercedes-Benz ose Audi mund të japin më të mirën kur bëhet fjalë për vetura të blinduara, por ata nuk mund të ofrojnë asgjë sikurse ky model i quajtur Knight XV.

Ky Off-Roader është model i Conquest Vehicles of Toronto, nga Toronto, Kanada, dhe është në version 4WD me veçori të teknologjisë së fundit në kabinë, transmeton Koha.net. Shasia e tij është e bazuar në modelin e përditësuar Ford 550 Super Duty, që do të thotë se ky model peshon 5.897 kilogramë, dhe posedon motorin benzinë 6.8-litër në kombinim me marshin automatik me pesë shpejtësi.

Knight XV është i ndërtuar nga çeliku balistik, mbrojtësit anësorë janë të ndërtuar nga fibra të qelqit balistik, ka xhamin e blinduar e transparent me trashësi prej 64 mm. Po ashtu posedon edhe rrotat balistike me diametër prej 20-inç, të cilat përdoren edhe tek rrotat e aeroplanit që përdoren gjatë aterrimit.

Gjithashtu, Knight XV përmban edhe disa veçoritë e sigurisë, duke përfshirë një pajisje të jashtme për dëgjim/intercom, borinë, kamerën e natës, dritaren elektrostatike, detektorin për magnet i vendosur në konzolën e pasme, transmeton koha.net.

Kur të hapni derën e kësaj “veture për fundin e botës” do të shihni katër ulëse të veçanta prej lëkure, përballë njëra-tjetrës, të cilat mund t’i rregulloni në mënyrë elektrike në pjesën e pasme të kabinës, tepihët Wilton nga leshi, një frigorifer, tavolinë të punës ose për kompjuter, sistemin DirectTV, konzolën e Playstation 4, iPad të integruar në konzolën qendrore, disa monitorë, si dhe tavanin transparent të blinduar.

Në pjesën e përparme, shoferi dhe pasagjeri po ashtu kanë ulëse prej lëkure – të kontrollueshme në mënyrë elektrike – sistemin multimedial Alpine, sistemin e navigimit GPS dhe po ashtu edhe tavanin transparent të blinduar, transmeton Koha.net. Në listën e veçorive po ashtu hyn edhe dritaret elektrike, ndriçimi i lehtë, sensorët për parkim, etj.

Prodhimi i Knight XV është i kufizuar në vetëm 100 njësi dhe secili merr kohë përafërsisht 4 mijë orë që të ndërtohet me duar.

Ky model shitet me çmim prej 565 mijë dollarë./a.m.

Next Post

"FRESSH Voice"/ Rama: Garë plot energji dhe ide në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi: Vizita e Ramës te Trump rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

Sondazhi: Vizita e Ramës te Trump rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

February 24, 2026
Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Zbret tatimi për rivlerësimin e pronës! Si do të përfitoni deri më 31 dhjetor 2026

February 24, 2026
Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

February 24, 2026
“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

February 24, 2026
E reja e sondazheve, ku refuzohet analiza reale

Sondazhi / Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS merr 48.2% të votave; PD tkurret në 25.2%

February 24, 2026
Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

February 24, 2026
McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In