Një aktor i cili zbuloi se fqinja e tij ishte shumë pranë vdekjes ka vendosur ta ftojë në shtëpinë e tij që të kalojnë së bashku ditës e saj të fundit. Aktori 31-vjeçar Chris Salvatore është kujdesur për të moshuarën 89-vjeçare pasi ajo ndali trajtimin e leukemisë.
E trishtueshme, por pas disa ditëve nën kujdesin e aktorit, Norma ka ndërruar jetë dje në Los Angeles pranë maces së saj Hermes dhe e rrethuar me dashuri. Aktori ka shkruar në Facebook:
“Me zemër të thyer ndaj me ju lajmin se herët në mëngjes bota humbi një frymëzim të vërtetë, një grua të bukur. Norma tani po pushon në paqe të përjetshme dhe ndërsa nuk është me trup mes nesh shpirti i saj do vazhdojë të mbushë zemrat e shumë njerëzve”.
ma.me