Një pjesë e protestuesve të opozitës janë përpara kryeministrisë, në pritje për të nisur protesta. Në terren vihen re forca të policisë, ndërkohë që opozita është në përgatitjet e fundit, në pritje të protestuesve që po marshojnë drejt sheshit. Për të siguruar mbarëvajtjen normale, janë angazhuar rreth 1500 forca të policisë.