• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Fier, TAP fillon asfaltimin e 8.5 km rrugë, përfitojnë 14 fshatra

by Java News
10/04/2018 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Prill 2018, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka filluar në Bashkinë e Fierit asfaltimin e një segmenti rrugor shumë të amortizuar, i cili përdoret nga banorët e më shumë se 14 fshatrave. Përveç banorëve kjo rrugë do të lehtësojë lëvizjen e turistëve drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë dhe plazheve të Semanit dhe Darzezës.

Ashtu si edhe ishte njoftuar më parë, me të mbaruar transporti i materialeve dhe makinerive të rënda drejt Stacionit të Kompresorit në Fier, TAP ka nisur nga puna për të përmirësuar këtë segment rrugor. Me përmirësimin e kushteve të motit, ka nisur edhe hedhja e shtresës së asfaltit duke e bërë gati rrugën para stinës së verës për të pritur fluksin e pushuesve. Në bashkëpunim me pushtetin vendor u bë vlerësimi paraprak i gjendjes së rrugës dhe nisi puna për sistemimin e saj, financuar nga TAP dhe kontraktori Spiecapag.

Rruga e Dermenasit nuk është investimi i vetëm i TAP në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Bashkinë e Fierit. TAP ka ndërtuar në këtë Bashki rreth 8 km rrugë krejtësisht të reja. Për më tepër TAP ka rehabilituar rreth 33 kilometra rrugë ekzistuese, prej të cilave 10 km janë asfaltuar nga TAP dhe 6.5 km janë asfaltuar nga Bashkia e Fierit. Gjithashtu janë përmirësuar një sërë rrugësh të brendshme në disa fshatra.

Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në projekte të tjera në infrastrukturë dhe investime sociale dhe mjedisore.

Duke bashkwpunuar me Qeverinw dhe autoritetet shqiptare, gjatë fazës së parë të rehabilitimit të rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri, TAP rehabilitoi afërsisht 58 km rrugë, ndërtoi dy ura të reja dhe përmirësoi 40 ura ekzistuese. Ndërsa nga faza e dytë rreth 87% e punimeve për përmirësimin e 120 km infrastrukturë rrugore kanë përfunduar.

Next Post
Hetimi për Llallën apo dëbimi i diplomatëve rusë?/ Kryemadhi i tregon Bashës diçka në celular, të 2 habiten!

Qepenat e Lulit dhe “lufta” e Monikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In