• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Femrat shqiptare të showbizit dhe lidhjet e tyre me “çuna problematikë”

by Java News
27/11/2017 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Disa personazhet të njohura kanë tërhequr vëmendjen e mediave shqiptare për lidhjet e tyre. Që nga Arbërie Hadërgjonaj e deri tek Viola Spiro këto janë bukuroshet e ekraneve shqiptare që kanë qenë në lidhje me çunat problematik.

Viola Spiro dhe i dashuri

Se fundmi moderatorja Viola Spiro është vënë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave dhe opinionit publik së fundmi për shkak të arrestimit të të dashurit të saj në Itali, shkruan opinion.al. Prej kohësh moderatorja seksi Viola Spiro mësohet se është në një lidhje me Valentin Selajn i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Në një shkrim të gazetës italiane La Nazione, thuhet se Valentin Selaj ishte “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare që sillte kokainë nga Amerika në Firenze nëpërmjet Hollandës.

Adelina Ismaili dhe ish i dashuri i saj 

Adelina Ismaili ka qenë në një lidhje dashurie me Triumf Rizën, polic në Kosovë që u vra në 2007-tën nga banda kriminale e Enver Sekiraqit. Thuhet se atentati ndaj Triumfit, asokohe 28 vjeç, ishte porositur nga Sekiraqi, që më parë mendohet të ketë qenë në një lidhje me këngëtaren nga Kosova.

Disa ditë pas vrasjes policia e Kosovës arriti të arrestoj, Arben Berishën, që ka pranuar se është autor i vrasjes. Më 4 shtator të vitit 2007 në Prishtinë u mbajt një marsh ku më shumë se 4 000 njerëz marshuan kundra vrasjes së Triumfit dhe kundër krimit.

Inis Gjoni dhe ish bashkeshorti

Lidhje që u diskutua gjatë në media ishte ajo mes Inis Gjonit dhe biznesmenit Arian Selimi. Regjisorja ishte 6-muajshe shtatzënë kur bashkëshorti i saj, biznesmeni u vra gjatë një sulmi mafioz me armë në 2011-tën. Selimi i njohur edhe me emrin Armando Andoni nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë, pasi në 2004-tën ishte arrestuar nën dyshimet e trafikut të lëndëve narkotike.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Një tjetër çifti i cili është tepër i përfolur në media është këngëtarja Rezarta Shkurta dhe nipi i ish diktatorit Ermal Hoxha. Bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha, ndodhet aktualisht në burg duke vuajtur dënimin pas përfshirjes në prodhimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike në laboratorin në Xibrakë të Elbasanit. Ermali u dënua fillimisht me 10 vite burg, por dënimi është lehtësuar në 6 vite e 8 muaj. Rezarta është shkëputur nga muzika që prej arrestimit të tij duke ju përkushtuar biznesit të saj dhe vajzës së saj Hera. Ajo ka këmbëngulur disa herë në intervista publike se partneri i saj është i pafajshëm.

Arta Bajrami dhe bashkeshorti i saj

Në maj të 2016-ës bashkëshorti i Arta Bajramit, Xhemajl Xhimi Sekiraqa është arrestuar në një qendër tregatre në Prishtinë për armëmbajtje pa leje. Xhemajli ka lidhje familjare me Enver Sekiraqën e përmendur më lart. Ai ishte në kërkim nga Interpoli pasi dyshohej se ishte i përfshirë me një vjedhje ari në Kuvajt ku ishin të përfshirë edhe disa kosovarë.

Arberie Hadergjonaj dhe ish bashkeshorti

Këngëtarja Kosovare Arbërie Hadërgjonaj ka qenë e martuar me Mentor Hadërgjonaj. Mentor Hadërgjonaj është babai i dy vajzave të saj, Agnesës dhe Anxhelinës është ndarë nga Albëria në 2007-n, pasi kreu 7 vite në burg nën akuzën e përfshirjes në afera kriminale. Sipas prokurorisë, emri i vërtetë i tij është Xhevdet Hadërgjonaj, i lindur në Deçan të Kosovës, ardhur në Shqipëri pas vitit 1993. Ai rezulton se është shpallur në kërkim edhe nga drejtësia gjermane, nën akuzat e pranimit të sendeve të vjedhura, trafik armësh dhe pjesëtar i një bande kriminale, shkak që e ka shtyrë atë edhe të ndryshojë emrin në vitin 1996.

Krenar Çoçaj lidhja me Dafina Zeqirin

Kranar Çoçaj është një tjetër emër i njohur në thashethemet e showbizit shqiptarë për lidhjet e tij me dy personazhe të njohura. Fillimisht me këngëtaren Dafina Zeqiri dhe më pas me prezantuesen Luana Vjollca. Para se Krenar Çoçaj të ishte në lidhje Luana Vjollcën, ka qenë në një marrëdhënie me Dafina Zeqirin. Dyshja u nda në 2011-tën për motive që s’u morën vesh ndonjëherë dhe në 2012-tën biznesmeni nga Kosova u përfshi në një konflikt fizik me Ledri Vulën. Ledri deklaroi para trupës gjykuese se shkak i sherrit ka qenë xhelozia e Krenarit, pasi më pas u lidh Ledri me Dafinën. Gjyqi mes tyre është mbyllur pak muaj më parë dhe u vendos që Çoçaj do të dënohej me 6 muaj burg, dënim i konvertuar në një gjobë prej 20 eurosh dita. Po ashtu Çoçaj sipas mediave ka qenë prezent në sulmi që një fans bëri disa muaj më parë ndaj Luana Vjollcës. /Opinion.al/ 

 

 

 

 

ma.me

 

Next Post
VIDEO tronditëse/ Gabimi që i kushton jetën kalimtarit…

VIDEO tronditëse/ Gabimi që i kushton jetën kalimtarit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

August 22, 2026
Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com