Këtë fundjavë, paparazzi ynë gjeti në plazhet e Jugut, më saktë, në zonën e Livadhit në Himarë, dy personazhe shumë të njohura, të cilat janë nënë e bijë.
Fatmira Hajdari me profesion gjykatëse dhe Rudina Hajdari, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, janë fotografuar teksa shijonin plazhin e mrekullueshëm të Jugut.
Mesa duket, ka qenë një moment i mirë për t’u relaksuar dhe për të qëndruar më gjatë me njëra-tjetrën, pasi dihet që axhendat e dy zonjave në karrierë janë mjaft të ngjeshura gjatë vitit./Panorama