• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Betimi i Endri Shabanit “déjà vu” i atij të Arta Markut 8 vite më parë: Nuk ndryshojnë flakadanët, kaosi…

by Os De
18/12/2025 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e së enjtes në Kuvend ishte një “déjà vu” e seancës së 18 dhjetorit 2017 ku opozita u kujdes që të përsëriste historinë. 

Ditën e sotme, Endri Shabani u betua si Avokat i Popullit mes flakadanëve e shisheve të ujit që fluturonin sa andej-këtej. 8 vite më parë, Arta Marku u zgjodh Kryeprokurore e Republikës së Shqipërisë në një atmosferë po kaq të ngjashme me tymuese e flakadanë nga deputetët e opozitës. 

Kryeparlamentari Niko Peleshi e kaloi çështjen e Endri Shabanit direkt në votim, në mënyrë të ngjashme me Gramoz Ruçin që menjëherë pas votimit për Markun, e deklaroi seancën të mbyllur. 

‘Të dalluarit’ e opozitës gjatë trazirave të sotme ishin Flamur Noka e Klevis Balliu, të cilëve iu bashkuan Elda Hoti, Klevis Balliu, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Luçiano Boçi, Gjin Gjoni e Bledion Nallbati. 

Për Nokën duket si një rikthim para 8 viteve, por asokohe ‘shokët’ e tij ishin Ervin Salianji, i cili për ironi sot “ka shkelur vijën e kuqe” brenda Partisë Demokratike, si dhe Endri Hasa. 

Në seancën e ditës, Niko Peleshi u godit me shishe uji, ndërsa para 8 vitesh, kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u shënjestruan nga tymueset e flakadanët. Rama u godit edhe nga Monika Kryemadhi e cila përfitoi nga një moment për të hequr këpucën për të goditur kryeministrin. 

Një tjetër ‘rastësi’ janë ngjarjet e lidhura me Kosovën. Ditën e betimit të Markut, veteranët e UÇK-së në Kosovë nisën nënshkrimin e një peticioni për t’i kërkuar Kuvendin ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale për Krime Lufte. 

Ndërsa Endri Shabani betohej sot mes kaosit, Kosova festonte një lajm të bukur, tashmë të eklipsuar me kujdes nga opozita: prej janarit 2026 do të hiqen të gjitha sanksionet nga BE. 

“Sa herë që Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri, dëmi i imazhit të sotëm lidhet me gëzimin e djeshëm për Kosovën”, tha Balla pas daljes nga seanca. shqiptarja.com 

 

 

 

 

 

Next Post
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Të dëshpëruar, që nuk gëzojnë dot shanset që po u jep drejtësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com