• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ FA në operacione evakuimi në zonat e përmbytura

by A R
12/11/2016 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e Armatosura janë të angazhuara në operacionet e kërkim-shpëtimit në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura në të gjithë vendin.

Në të gjithë vendin FA ka angazhuar rreth 235 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme. Në qarkun e Dibrës janë të angazhuara 37 forca, dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, mjete të rënda, kamionë dhe vetëshkarkues, fadroma dhe roimorkiatorë, të cilat sot në orët e para të ditës janë nisur dhe kanë mbërritur në Gjoricë.
Për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe bllokimit të rrugëve dhe forcat dhe mjetet e rënda janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit dhe evakuimin e banorëve në rast rreziku të shkallës së lartë.

Drejt Gjoricës në qarkun e Dibrës është nisur me urgjencë dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila për shkak të situatës së rëndë në veri është tashmë në terren.
Ndërkohë që në Bashkinë Mat janë 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë. Në qarkun Shkodër janë në operacion 45 forca si mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi. Vijon evakuuimi i banorëve në fshatin Obot, Shkodër, ndërkohë që mjetet dhe forcat janë në pritje të angazhimit të mundshëm në operacione kërkim-shpëtimi. Në qarkun e Lezhës, FA kanë angazhuar 97 trupa ushtarake, motorgjeneratorë të fuqishëm, motorpompë, fadroma, ekskavatorë, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 800 thasë me rërë. Ndërkohë që po në qarkun e Lezhës, në fshatin Klos të Fanit(Mirditë) janë nisur 30 forca si dhe mjete të kalueshmërisë së lartë të Forcës Tokësore, për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së dherave që vënë në rrezik jetën e banorëve. Në Prefekturën Lezhë është punuar për largimin e ujit me motor-pompë tek banorët dhe institucionet shtetërore, si dhe vijon hedhja e granilit nga fadromat për parandalimin e shpërthimit të ujrave.

Forcat e mjetet e FT-së, janë angazhuar por dhe qëndrojnë në gatishmëri për një angazhim të mundshëm në operacione e tjera të Emergjencës Civile. Forcat vijojnë të qëndrojnë në vijimësi pa shkëputje dhe në qytetin e Lezhës. Në Bashkinë Laç janë të angazhuara 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë. Në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Fierit janë në janë të angazhuara 32 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, motobarka dhe motorpompa.

Forcat dhe mjetet qëndrojnë në gatishmëri në batalionin e Këmbësorisë Poshjë, Berat, në pritje për të ndërhyrë në rast nevoje. Në qarkun e Tiranës janë të angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në gatishmëri të plotë 47 forca në zonat më të cënueshme nga përmbytjet, mjete të kalueshmërisë së lartë, motorpompa dhe motorbarka, zjarrfikëse gati për të ndërhyrë në çdo moment. Në zonën e Fushë-Krujës janë të angazhuar në operacione 35 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në qarkun e Durrësit, Bashkia Krujë operacionet janë në vijim dhe janë të angazhuara forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe motopompa e motobarka që qëndrojnë në gatishmëri. Nga batalioni i Xhenios po qëndrojnë në qytetin e Krujës (lagjia Mezine) për përballimin e situatës dhe hartimin e planit të ndërhyrjes për masivin shkëmbor rreth 900 m3 i cili ka lëvizur nga vendi 1.5 ml dhe rrezikon shembjen dhe dëmtimin e banorëve/ banesave poshtë tij. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, është bërë evakuimi i 6 familjeve që banojnë poshtë këtij masivi, ndërkohë qëështë bërë bërë fiksimi dhe sigurimi i masivit shkëmbor, sigurimi i zonës përreth dhe po vijon operacioni për “shkërmoqjen e tij”.
Ky operacion parashikohet të përfundojë për dy ditë.

Krahas angazhimit për EC Komanda Mbështetëse, po angazhohen për ndërtimin e një ure “bailey” 21 m, në Brataj (lugina e lumit të Vlorës), riparim ure dhe zgjatjen e saj 9 metra linear në Petrelë Tiranë, riparim rruge në Zallbastar, si dhe rikonicion në zonën e Gjuricës dhe Llixhave, Peshkopi. Efektivë të Forcave të Armatosura janë të pranishëm dhe të gatshëm për të ndërhyrë në të gjithë territorin e vendit, ku lind nevoja për operacione kërkim-shpëtimi në këtë situatë përmbytjeje nga shirat e shumta. Ndërkohë, janë vendosur në gatishmëri shkolla e Bunavisë, Batalioni i Tretë i Këmbësorisë në Poshnje si dhe Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale në Gjirokastër./a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

November 25, 2026
PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

November 25, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

November 25, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

November 25, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

November 25, 2026
As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

November 25, 2026
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In