• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT+ EMRAT/ “Qyteti Studenti, hapësirat e zaptuara nga vëllezërit e Nishanit, deputetët e PD- LSI”

by Java News
21/12/2018 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur qeveria ka nisur rehabilitimin e godinave të “Qytetit Studenti” për të ofruar kushte më të mira për studentët e ardhur nga rrethet në Tiranë, duket se halli i vetëm i deputetëve të PD dhe LSI, të cilët mundohen të bashkohen të paftuar me protestën e studentëve, duket se hallin e kanë diku tjetër.

Kryebashkiaku Erion Veliaj denoncoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak disa fakte se si vëllai i ish-presidentit Bujar Nishani dhe vëllai i një deputeteje demokrate kanë zaptuar ambientet e studentëve. Ish mensa e studentëve, sot lokal që shërben për lojërat e fatit, administrohet nga Ilir Nishani, vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani. Ajo që bie në sy është se procedurat e privatizimit të saj kanë filluar që në vitin 2010, kur Nishani ishte deputet i Partisë Demokratike dhe kjo forcë drejtonte qeverinë e vendit.

“Kryetari i PD-së së njësisë 2, që është më afër QS dhe kryetari i partisë që është më afër llokmës, vezës, pulës, kofshës, …shikoni si e ka bërë privatizimin e gjithë mensës. Shikoni, gjithë mensa e kthyer në pikë bastesh, nga Edison Çela. Si bën chat dhe thua hajde protestojmë te Qyteti Studenti kur sa i ke marrë mensën? Dhe kush doli ta mbrojë? Se administratori, ju e dini fare mirë, është vëllai i ish-presidentit. I takon tha, ky është vend i lirë. Vend i lirë, ku në Qytetin Studenti? Dhe dua t’u kujtoj, ky është ai Bujar Nishani i këndit të lodrave, një president që do të mbahet mend për protestë kundër këndit të lodrave që është sot një nga historitë e suksesit në qytet, por edhe jashtë tij, ja urdhëro! Minimalisht burri ka një fytyrë, burri edhe gruaja, por burri në këtë rast, presidenti thotë, e di çfarë? Tani unë këtij kryetarit të bashkisë do t’i punoj qindin, por si fillim të iki njëherë vëllai im nga pika e basteve që të kem fytyrë dhe të dal. S’kanë pikë fytyre”, tha Veliaj. Rasti i Nishanit pasohet nga një tjetër emër i njohur për publikun, djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari, i cili deri para pak kohësh rezultonte të ishte pronar i një prej lokaleve më të njohura në zonën e “Qytetit Studenti”, “Blue Caffe”, e privatizuar që në vitet ’90. Më pas kjo kafene është shitur dhe sot ekziston ende, por me emër të ndryshuar në “Momo Lounge”.

“Vëllai i deputetës së PD, Kiri Hajdari, i cili deri para pak kohësh rezultonte të ishte pronar i një prej lokaleve më të njohura në zonën e “Qytetit Studenti”, “Blue Caffe”, e privatizuar që në vitet ’90. Më pas kjo kafene është shitur dhe sot ekziston ende, por me emër të ndryshuar në “Momo Lounge”, tha Kryebashkiaku Veliaj. Pas nuk mbetet as LSI: ish ministri i LSI, Nasip Naço i dha mensën e Qytetit Studenti vëllait të tij.

“Mersin Naço, për të gjithë ata që nuk e njohin, është vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë dhe aktualisht deputet i LSI Nasip Naços, i cili ka përfituar në shkelje të plotë me ligjin për shfrytëzime biznesi personal ambientet e mensës në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Bëhet fjalë pikërisht për këtë ambient që shihet në foto me sipërfaqe 333 metra katror dhe që më parë ka shërbyer si mensë publike për studentët. Shkelja më e madhe është në faktin se ai ka përfituar këtë kontratë qiramarrje në kurriz të interesit të studentëve nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që në atë kohë drejtohej pikërisht nga i vëllai i tij, Nasip Naço. Pra ka fituar këtë kontratë qiramarrje në kushtet e një konflikti të pastër interesi”, deklaroi Veliaj./a.meta

Next Post
Pushime të mbara, protestës!

Pushime të mbara, protestës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com