• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Elbasan, banorët e fshatit Papërr dalin nga izolimi, ushtria u ndërton urën

by Java News
12/01/2017 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhenierët e Forcave të Armatosura përfunduan ndërtimin e një ure “bailey” në fshatin Papërr Sollak të Bashkisë së Elbasanit. Ura u ndërtua në një kohë shumë të shkurtër, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin. Kjo urë ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të kësaj zone dhe lehtëson ndjeshëm lëvizjen e tyre.

Në përfundimin e kësaj ure që i shërben edhe fshatrave Cacabes, Bodin e Plangaricë, ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, deputeti i zonës Taulant Balla dhe prefekti i qarkut Arben Kamami.

Në fjalën e saj, ministrja Kodheli falenderoi efektivët e FA për punën e vështirë në temperatura nën zero, pushtetin lokal e deputetin Balla për bashkëpunimin, pa harruar të përmendë rëndësinë që kanë për komunitetin urat e ndërtuara nga FA.

“Kjo është një urë që vjen në ndihmë të komunitetit si shumë ura të tjera që Forcat e Armatosura kanë bërë në gjithë këtë vit, por në mënyrë të veçantë ura lidh rreth katër fshatra ose e thënë ndryshe rreth 2000 banorë”- u shpreh Kodheli, e cila falenderoi edhe banorët e zonës për mbështetjen.

“Një falenderim i veçantë i shkon të gjithë atyre që do ta gëzojnë këtë urë, që janë banorët e kësaj zone, dhe që tregojnë përveçse mikpritje dhe respekt, edhe ndihmë e mbështetje për të gjithë Forcat e Armatosura që punuan këtu”- u shpreh ajo.

Nga ana e tij kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini falenderoi ministren Kodheli dhe Forcat e Armatosura për bashkëpunimin, si dhe shprehu konsideratat më të larta për punën e tyre.

“Falenderoj ministren Kodheli për këtë bashkëpunim kaq të efektshëm, të shpejtë, në një kohë të paimagjinueshme. Dua të falenderoj forcat që punuan këtu, ushtarakët që punuan këtu për gatishmërinë e tyre, korrektësinë e tyre, mënyrën e punës, bashkëpunimin me zonën dhe gjithçka tjetër”– tha Sejdini, i cili shprehu bindje për të tjera bashkëpunime mes bashkisë që ai drejton dhe Forcave të Armatosura.

“Shpresoj shumë që siç biseduam edhe bashkë, të kemi edhe bashkëpunime të tjera. Kontributi juaj si ministre, si ministri, gatishmëria juaj na lë të qetë që do të realizojmë ato që ne kemi biseduar për të ardhmen”- përfundoi ai. /MA.ME


205522205523205524205525205526
Next Post
Parashikimi shokues: Ja 8 VIP-at që do të vdesin këtë vit (FOTO)

Parashikimi shokues: Ja 8 VIP-at që do të vdesin këtë vit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In