JAVANEWS/ Edicioni i dytë i ditës ndërkombëtare të Jazz-it që u organizua disa ditë më parë duke nisur nga Tirana drejt Shkodrës, nëpërmjet një udhëtimi me tren, solli jo pak atmosferë që entuziazmoi jo vetëm organizatorët, protagonistët e këtij eventi, por edhe vetë qytetin e Shkodrës. Pjesëmarrësit kthyen kohën pas rreth viteve ‘40-‘60, ku me veshje, muzikë e kërcime e kthyen udhëtimin me tren nga Tirana në Shkodër në një spektakël përgjatë gjithë këtij rrugëtimi. Hemingëay Fan Club Albania, që është edhe organizator i këtij eventi mundi ta bënte “Andrra n’tren”, një ëndërr të vërtetë. Javanews sjell në mënyrë ekskluzive një seri fotosh të realizuara nga gazetari dhe fotografi Armando Meta, rreth këtij eventi.