• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Edhe 1000 selvi te Unaza e Madhe, TAP i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës

by Java News
17/03/2018 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi pak ditë larg nga 21 Marsi, Dita Botërore e Pyjeve, kur qytetarët e Tiranës do t’i bashkohen masivisht aksionit për mbjelljen e më shumë se 100 mijë pemëve në kryeqytet. Deri tani, numri i pemëve të mbjella nga Bashkia e Tiranës gjatë këtij sezoni ka arritur në 95 mijë. Së fundi, edhe Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP) iu bashkua nismës, duke mbjellë 1000 pemë selvi përgjatë segmentit lindor të Unazës së Madhe. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi TAP-in për pemët e dhuruara dhe theksoi se kjo është mënyra më e mirë se si kompanitë private mund të shprehin përgjegjësinë e tyre sociale ndaj qytetit.

Ai theksoi se falë kontributit të shumë bizneseve, institucioneve shtetërore dhe qytetarëve për të dhuruar pemë, sot jemi shumë afër objektivit së 100 mijë pemëve. “Sapo kemi kaluar 95 mijë pemë të mbjella dhe jemi shumë afër qëllimit tonë kryesor, që në datën 21 Mars jo vetëm të kapim 100 mijëshen, por edhe ta kalojmë atë shifër. Me miq si TAP-i besoj se do t’ia arrijmë dhe do dalim faqebardhë në këtë nismë. Në fund të ditës, kjo është gjurma që lë secili prej nesh”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi të gjithë ata qytetarë apo biznese që të shfrytëzojnë ditët e mbetura për t’u bërë pjesë e këtij aksioni, që do t’i japë qytetit më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër në vitet e ardhshme. “Dikush mund të punojë në TAP, dikush tjetër në qeveri, dikush në bashki, këto janë të gjitha punë të përkohshme, por ajo që ngelet është gjurma e veprave që lamë pas. Kjo fushatë e gjelbërimit të Tiranës, ku secili në çdo segment ka lënë gjurmën e vet, është diçka që do na bëjë të ndihemi krenarë edhe kur të mos jemi më duke bërë këto punë. Kështu që, ju falenderoj me gjithë zemër dhe ju jam shumë mirënjohës”, deklaroi Veliaj.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko, falenderoi TAP-in për bashkëpunimin e deritanishëm, por edhe për përgjegjësinë që ka treguar për të kthyer në gjendjen e mëparshme të gjithë terrenin mjedisor ku kalon gjurma e gazsjellësit. “Kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë për ndërtimin e veprës dhe ky kontribut nuk është i vetmi që TAP-i që ka dhënë për mjedisin. Prandaj, e faleminderoj TAP-in për të gjitha investimet që ka kryer në Shqipëri, për ndihmën sociale dhe mjedisore që po jep”, tha Aliko.

Në fjalën e tij, Menaxheri i Përkohshëm i TAP-it për Shqipërinë, Michele Elia, tha: “Për TAP, mjedisi dhe siguria teknike janë shumë të rëndësishme. Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen dhe ne të gjithë duhet të kontribuojmë për të përmirësuar mjedisin për brezat e ardhshëm.”

Një mijë selvitë e dhuruara nga TAP-i janë blerë nga furnitorë të certifikuar dhe kanë gjelbëruar një zonë që më parë ka qenë e zhveshur nga pemët.

Next Post
Kroatët akuzojnë: Plazhet tona edhe një herë të përmbytura nga plehrat shqiptare

Kroatët akuzojnë: Plazhet tona edhe një herë të përmbytura nga plehrat shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In