• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ E zhdukur prej më shumë se një dekade, shfaqet këngëtarja e njohur: U rrëmbeva dhe u përdhunova

by Java News
22/06/2022 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të viteve 2000, këngëtarja britanike Duffy mori një famë të madhe të menjëhershme, duke publikuar disa hite të pavdekshme. Mirëpo, pak kohë më pas ajo u zhduk pa lënë gjurmë dhe i ka munguar skenës prej më shumë se një dekade.

Së fundmi, këngëtarja ka treguar në një postim në faqen e saj të internetit se është rrëmbyer dhe përdhunuar, dhe i është dashur të bëjë një rrugë të gjatë drejt shërimit nga trauma.

“Ishte ditëlindja ime, u drogova në një restorant, më pas u drogova për katër javë dhe udhëtova në një vend të huaj”, shkruan Duffy, duke mos e zbuluar emrin e autorit. “Nuk ndihesha e sigurt të shkoja në polici. Ndjeva se nëse diçka shkon keq, unë do të isha e vdekur dhe ai do të më kishte vrarë. Nuk mund të rrezikoja që lajmi të përhapej në media. Më duhej vërtet të ndiqja instinktet që kisha.”

Ajo arriti të arratisej, por jetoi e izoluar për vite me radhë dhe, më në fund, shkoi në polici.

“Identiteti i përdhunuesit duhet të trajtohet vetëm nga policia… dhe kjo është mes meje dhe atyre,” -shprehet Duffy.

Duffy thotë se në një moment kishte menduar të ndryshonte emrin e saj për t’u zhdukur në një vend tjetër, ku të fillonte një jetë të re dhe të bënte punë të çfarëdoshme, në mënyrë që të mund ta linte pas të kaluarën.

Trauma e kësaj përvoje depërtoi edhe në marrëdhëniet e saj romantike, tregon ajo.

Sa i përket një rikthimi të mundshëm në muzikë, Duffy shprehet optimiste, por pa plane konkrete.

Në vitin 2008, kënga e Duffy-t “Mercy” kaloi pesë javë në krye të top-listave britanike dhe u bë kënga e tretë më e shitur e vitit, duke qëndruar në tabelë për më shumë se një vit. Albumi i saj debutues, “Rockferry”, ishte gjithashtu një hit masiv në Evropë dhe fitoi vlerësimin nga kritikët edhe në SHBA. Albumi i dha asaj një Grammy dhe dominoi Brit Awards me 3 çmime. Albumi shiti 9 milionë kopje globalisht./m.j

 

 

Next Post
Shënohet rritje e rasteve të COVID! Infektohen 277 qytetarë në 24 orë në Shqipëri

Shënohet rritje e rasteve të COVID! Infektohen 277 qytetarë në 24 orë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

October 1, 2026
Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

October 1, 2026
“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

October 1, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

October 1, 2026
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com