• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fotot e ushtarëve me shqiponjën, parlamenti grek mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

by Java News
26/01/2017 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e rekrutëve me origjinë shqiptare në ushtrinë greke, që pozuan me simbolin e shqiponjës, tashmë ka kaluar edhe në nivel parlamentar në Athinë. Kërkesa për interpelancë eshte bere nga nënkryetari i partisë më të madhe opozitare “Nea Demokracia”, Adonis Georgiadis. Ne interpelance jane kërkuar tre ministra, i Mbrojtjes, i Drejtësisë dhe i të Drejtave të Njeriut.

Referuar mediave greke, kërkesa e tij është pranuar dhe se Parlamenti grek do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. Në letrën e tij zyrtari i lartë i opozitës greke, shpreh hapur shqetësimin se prapa gjesteve të rekrutëve shqiptarë fshihet një lëvizje e mirëorganizuar nacionaliste që sipas tij tenton të cënojë rendin dhe sigurinë në Greqi.
adonis-georgiadis-thumb-large
Referuar letrës së Georgiadisit, thuhet shprehimisht se “gjesti i ushtarëve të rinj, publikuar në foto me duart e tyre që formonin shqiponjën shqiptare me dy koka është një praktikë që ne si shtet duhet të na detyrojë të investigojmë më thellë, në kërkim të strukturave paralele brenda shtetit. Trajtimi i përkorë dhe i matur i kësaj çështjeje është i domosdoshëm dhe ministritë duhet të hetojnë nëse fenomeni është nxitur nga forca të organizuara, të cilat tejkalojnë ‘mburojat’ nacionaliste dhe përpiqen të cënojnë sigurinë tonë dhe integritetin tonë territorial”, – shkruan numri dy i “Nea Demokracia”-s.

dokumenti 1

Ai gjithashtu, raporton “BalkanWeb” shprehet se rasti i ushtarëve shqiptarë nuk është një fenomen i izoluar por një përpjekje e përsitur sipas tij për të destabilizuar Greqinë, duke marrë si shembull ndalimin e dy shoferëve të MPJ-së shqiptarë që transportonin libra dhe abetare me “Shqipërinë e Madhe”.

Ndaj dhe në kërkesën e tij për interpelancë me tre ministra, Gergiadis shton “kërkoj nga ju, çfarë hapash do të merrni për të dhënë përgjegjësitë administrative dhe penale? Sa rekrutë shqiptarë pranohen çdo vit në ushtrinë greke? A keni planifikuar të hetoni nëse veprimet e mësipërme janë të nxitura nga forca të mirëorganizuara?”, – janë pyetjet që ai ka shtruar në kërkesën e tij për interpelancë.

Por ndryshe nga sa pritej dhe referuar praktikave të mëparshme kur ministrat e qeverisë Tsipras kanë refuzuar t’iu përgjigjen menjëherë kërkesa të opozitës kësaj rradhe ka ndodhur ndryshe. Referuar axhendës së punimeve të Parlamentit të Greqisë kjo çështje është futur me urgjencë për seancën e rradhës plenare dhe siç bëjnë të ditur mediat greke të tre ministrat kanë pranuar të përgjigjen edhe zyrtarisht për këtë çështje.

Ky rast dëshmon edhe njëherë se pavarësisht ndasive politike, mazhoranca dhe opozita në Greqi bashkohen sa herë për diskutim shtrohen çështje me karakter nacionalist, veçanërisht në raportet me Shqipërinë dhe Turqinë.

ma.me

Next Post
Emërime të reja të fundit nga Donald Trump

Trump nuk ndalet më, ja tortura e tmerrshme që propozon për të burgosurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In