Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është përfshirë nga momente tensioni këtë pasdite.
Në momentin kur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori fjalën për të prezantuar rendin e ditës, këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka hedhur letra kryebashkikaut Veliaj.
Pas kësaj situate, këshilltari i PL-së, Tedi Blushi dhe këshilltari socialist, Halit Valterin kanë debatuar.
Blushi e ka goditur me grusht Valterin, ndërsa ky i fundit e ka kapur për fyti.
Menjëherë ka ndërhyrë policia bashkiake për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa mbledhja u ndërpre.
Sipas informacioneve, Blushi është shoqëruar nga policia.