• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FOTOT e rralla/ Si dukej Tirana 1 ditë pas çlirimit

by A R
21/11/2016 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sontag shkruan: “Të gjitha fotografitë janë memento mori. Të bësh një fotografi do të thotë të bëhesh pjesë e asaj çka është vdekatare tek një person (ose tek një send); tek ajo çka është e brishtë, e ndryshueshme”.

Ky fragment më erdhi në mend, ndërsa vizitoja një ekspozitë me fotografi për 72 vjetorin e çlirimit të Tiranës.

Titulli i ekspozitës ishte: “Rrugë, ndërtesa, njerëz, gjatë dhe pas çlirimit – Tiranë, nëntor 1944”. Fotografitë vinin nga Arkivi Qendror Shtetëror dhe përfshinin kryesisht imazhe anonime por edhe autoriale nga ajo që mund të konsiderohet si qendra historike e Tiranës.

Kjo ekspozitë vinte me një qasje tjetër, krahasuar me formatet  përlavduese që na serviren zakonisht në Shqipëri për të celebruar ngjarje të rëndësishme nga lufta e dytë botërore.

Kuratorët Sokol Çunga, Larisa Neziri dhe Altin Kokoli kishin dashur me sa duket t’i largoheshin formatit impozant, duke evokuar sensin human brenda atyre ngjarjeve. E kam fjalën për atë që lidhet me të zakonshmen, të përditshmen, të rastësishmen, sado që me kalimin e kohës, në ditë si këto gjërat priren të mos perceptohen si të tilla.

Shfaqen kështu protagonistë dhe spektatorë të ngjarjeve; njerëz të njohur e të panjohur; tabela rrugësh; ndërtesa të shkatërruara ose të shpëtuara mrekullisht; rrugë,  sheshe, detaje që me atë “ngrirjen” organike të tyre të bëjnë t’i lexosh nga tjetër kënd ato ngjarje dhe ata njerëz.

Sheh barrikadat udhëve të Tiranës. Tek njëra, disa fëmijë punojnë, ndërsa burra me qeleshe dhe kostum bëjnë sehir, ose, më interesante akoma, ngulin vështrimet te aparati fotografik.

Thua asgjë nuk po ndodh rreth e rrotull (Foto 6). Shohim klinikën e djegur të dr. Markarianit, te rruga e Elbasanit (Foto 7), xhaminë e Sulejman Pashë Bargjinit; rrënojat e pazarit të vjetër te sheshi Skënderbej, shkatërruar tërësisht. Diku, Dhora Leka pozon buzagaz bashkë me një shoqen e vet. Në dorë, ajo mban një kamera fotografike që kushedi se çfarë imazhesh ka fiksuar.

Nuk mungon as një pozë puthjeje, e shkëmbyer mes dy partizanëve (një provokim vallë kundrejt fotos së famshme V-J Day nga Alfred Eisenstaedt?

Një nga imazhet më mbresëlënëse të kësaj ekspozite është ajo e rrugës “28 nëntori”. Autori Filip Vito, i pagëzuar edhe si Marubi i jugut, fikson një pamje ngjethëse, të një vendi që për më tepër nuk ekziston më. (Foto 9) Ky fakt e bën edhe më prekëse vetminë e kësaj rruge, trajektoria gjarpëruese e së cilës kufizohet trishtueshëm nga ndërtesa të vogla dhe të braktisura gjithashtu.

Dhe ndërsa shikimi lëviz nga një foto te tjetra, nuk mund të mos të bjerë në sy ajo formë unike arkitektonike që gjendet në shumicën e imazheve. (Foto 9, 11). Kulla e Sahatit i ka shpëtuar shkatërrimit të luftimeve dhe me karizmën e vet të vetvetishme, kthehet në një protagoniste të kudokendur, një kumt për syrin gati voyeurist të fotografit.

Kulla, për vetë funksionin primar të saj, na sjell sërish tek elementi ‘kohë’ dhe shpërbërjet e pamëshirshme që shkakton. E merr si një lloj busulle orientuese për vendet dhe ndërtesat e qytetit që tani nuk i gjen më. E ndërkohë, fotografët e atyre imazheve nuk e dine sa instituese dhe intriguese njëherësh do jetë prezenca e kësaj forme arkitektonike në vitet më pas.

Nëpërmjet kullës së sahatit –  në vetvete “monumenti më i mistershëm, por edhe më përfaqësimtar i Tiranës”[2] –  Ardian Vehbiu rrëfen historinë e trishtë të zhdukjes së qendrës historike dhe zbrazëtinë shpirtërore të jetës urbane në vitet totalitare.

Dhe pikërisht këtë kullë më kap syri sapo dal nga ekspozita dhe kundroj sheshin e Tiranës. Vazhdon të jetë aty, si emblemë e teatrit absurd që luhet thuajse pambarimisht në qendrën e Tiranës,  ndërkohë që imazhet e ngrira të nëntorit të 1944-s, më ripohojnë memento mori-n. Vetëm se kësaj here, ai shkon përtej fotografisë./peizazhe/a.m.

foto-0foto-1foto-2foto-3foto-4foto-5foto-6foto-7_1foto-7_nga-filip_vitofoto-8foto-9foto-9_filip_vitofoto-11-550x398

Next Post
Organizata Politike nuk ndalet, kërkon dorëheqjen e Nikollës. Hafizi: Sulmi për shkak të arrogancës

Organizata Politike nuk ndalet, kërkon dorëheqjen e Nikollës. Hafizi: Sulmi për shkak të arrogancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In